Risi dhe surpriza ne edicionin e 54 te Festivalit te Kenges ne RTSH

"Këngët do të prezantohen dhe transmetohen parprakisht për publikun rreth muajit nëntor".

TIRANË, 23 Tetor / ATSH - Klajdi Musabelliu - / Edicioni i 54-tërt i Festivalit të Këngës në RTSH premton risi dhe surpriza të ndryshme dhe për këtë të fundit, garancinë e jepin edhe udhëheqësi artistik i festivalit, Elton Deda, drejtori i Festivalit Martin Leka si dhe stafi i redaksisë së muzikës në Radio Tirana.

Pasi u përzgjodhën dhe u shpallën 30 veprat muzikore të këtij edicioni, drejtuesit e këtij eventi artistik bëjnë të ditur risitë e tij.

"Të godasë", "të ngelet", "të mbetët në gojën e publikut", "ti rrëmbejë zemrën", janë disa prej qëllimeve të muzikës, e cila në edicionin e 54-tërt të Festivalit Kombëtar publikun e saj do ta emocionojë nëpërmjet 30 veprave muzikore.

Më një spunto nga realiteti, tekstet e këngëve do të interpretohen në skenën e Festivalit të RTSH-së nga emra të njohur të muzikës shqiptare por edhe nga interpretues të rinj, për të cilët, stafi drejtues ka menduar diçka krejt ndryshe në krahasim me vitet e shkuara.

Nëpër korridoret e Radio Tiranës, aty ku zhvillohen provat dhe që qëndrojnë gjatë këngëtarët, autorët dhe producentët, po qarkullon së fundmi edhe ideja që veprat muzikore të Festivalit të prezantohen paraprakisht në TVSH dhe në disa kanale të tjera muzikore dhe jo vetëm, gjë kjo e cila do të jetë tërësisht në funksion të promovimit të muzikës si risi e edicionit të 54-tërt.

Zhvillimi i këtij Festivali, premton edhe një tjetër risi të propozuar nga poeti Agim Doçi. Në çdo karrike në sallën e Pallatit të Kongreseve, publiku do të gjejë edhe një fletë palosje me tekstet e këngëve konkurente.

Këngët sipas radhës së interpretimit në natën e parë dhe të dytë të FEST-54, sipas shorteut të hedhur.

Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, edicioni i 54-tërt do të sjellë në skenë emrat, 1 - Egzon Pireci, 2 - Grupi Simbol, 3 - Voltan Prodani, 4 - Adrian Lulgjuraj, 5 - Sigi Bastri, 6 - Dilan Reka, 7 - Luis Ejlli, 8 - Nilsa Hysa, 9 - Edea Demaliaj, 10 - Erga Halilaj, 11 - Florent Abrashi, 12 - Teuta Kurti, 13 - Kozma Dushi, 14 - Aslajdon Zaimaj dhe 15 - Egert Pano.

Sakaq në natën e dytë do të ngjiten në skenë 1 - Kristi Popa, 2 - Rezart Smaja & Klodian Kacani, 3 - Grupi "Revolt Klan", 4 - Jozefina Simoni, 5 - Andi Tanko, 6 - Niku & Entela Zhula, 7 - Genc Tukici, 8 - Evans Rama, 9 -Besa Krasniqi, 10 - Enxhi Nasufi, 11 - Flaka Krelani, 12 - Renis Gjoka, 13 - Lind Islami, 14 - Enada Tarifa dhe 15 - Klajd Musabelliu.

Trampolina për në Euro-Song, e vetmja ngjarje muzikore live në çdo komponent, në edicionin e kaluar (edicioni i 53-të) u fitua nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila e përfaqësoi Shqipërinë në "Euro-song" me këngën "I'm Alive".

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama