Rindizet lufta qeveri-Banke Boterore

Rindizet 'lufta' qeveri-Banke Boterore
Perplasje per rritjen ekonomike. Gill: Parashikimet fiskale, jo realiste. Duhet FMN-ja

Ka mjaftuar nje konference e Bankes Boterore me pjesemarrjen e Kryeministrit dhe ministrit te Financave, qe te riktheje debatin e madh mbi rritjen ekonomike. Si asnjehere tjeter, ne kater vitet e fundit, zyrtaret e BB-se jane treguar te ashper ne qendrimet e tyre ndaj parashikimeve te ekonomise shqiptare, duke thene hapur se vendi yne do ta kete te veshtire rikthimin ne vitet kur Prodhimi i Brendshem Bruto rritej mesatarisht me 6-7 per qind. Kryeekonomisti i BB-se, Indermit Gill, tha se “rritja ekonomike parashikohet qe nuk do te arrije te kthehet ne nivelet e saj te parakrizes”. Me heret ministri i Financave, Ridvan Bode, u kujtoi eksperteve te BB-se, se parashikimet e tyre, si ne rastin e vitit 2004, nuk kishin qene te sakta, pasi realiteti tregoi te kunderten, me rritje deri me 8 per qind. Te tjere ekonomiste te huaj deklaronin se tremujori i pare i 2010-s kishte pasuar fundin e 2009-s, qe rezultoi me recension. Parashikimet jane per nje rritje te pakten 1 per qind, qe gjithsesi qendron larg zhvillimeve te 2009-s dhe shenja alarmi per ekonomine tone. Debati ne distance shkoi deri ne nivele personale, ku diskutante te ndryshem, pro dhe kunder qeverise, vinin ne dyshim shifrat e raportit te BB-se. Diskutimet e zhvilluara dje ishin ne kuader te konferences “Ruajtja e rritjes ne nje mjedis sfidues ne Shqiperi”.

Debati FMN

Me debatin e ndezur per rritjen ekonomike, rikthehet edhe çeshtja e “marreveshjes me FMN”. Sipas ekonomisteve te Bankes Boterore, qeveria shqiptare duhet te marre masat e nevojshme, ne menyre qe te rikthehet besimi tek investitoret dhe besueshmeria te buxhetimi afatmesem. “Mosprezenca e nje programi me Fondin Monetar Nderkombetar dhe perkeqesimet fiskale te koheve te fundit jane disa nga sfidat e besueshmerise dhe mund te rrisin kostot e huamarrjes”, tha Gill. Deklarata u bazua mbi parashikimet e fundit te qeverise mbi te ardhurat fiskale, qe sipas Gill nuk jane realiste. Sipas tij, qeveria duhet t’i mbaje shpenzimet ne infrastrukture dhe paga nen kontroll, ne veçanti pas periudhes zgjedhore dhe ne kontekstin e pasigurise se rritjes ekonomike ne te ardhmen. Nje tjeter ekonomist, Roland Clark, paraqiti disa grafike te zhvillimit ekonomik ne disa sektore, duke e lidhur me papunesine dhe me rastin e bujqesise. “Po te shihni bujqesine, kemi nje nivel papunesie qe vjen ne rritje, ose me sakte, nje zhvendosje e kesaj popullate drejt e ne qytet, duke ndikuar pozitivisht ne rritjen ekonomike. Por kjo situate nuk do te zgjase shume”, tha Clark. Pas prezantimit, eksperti Artan Hoxha kerkoi me shume sqarime rreth ketij rezultati, qe dukej disi abstrakt. Diskutimet pas tyre shkuan deri te verifikimi i shifrave. Me vijimin e prezantimeve dhe paraqitjes akoma e me te zymte te ekonomise shqiptare, zyrtare te qeverise thoshin nen ze se “Banka Boterore po largon investitoret e huaj nga Shqiperia”.

Eksperte e studiues nga Shqiperia e Banka Boterore prezantuan dhe diskutuan mbi raportet dhe studimet e fundit rajonale dhe ato specifike mbi Shqiperine mbi tema qe perfshijne financimin e rritjes ne Europen e postkrizes, maksimizimin e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi, rritjen e produktivitetit, aftesite, risite dhe teknologjine, sektori energjetik ne sherbim te rritjes, marredhenien mes rritjes dhe qeverisjes, sigurimi i nje rritjeje gjitheperfshirese etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama