Rikthimi i lavdise otomane/ Turqia po nderton 18 xhami te medha ne mbare globin perfshi nje ne Tirane

Rikthimi i lavdise otomane/ Turqia po nderton 18 xhami te medha ne mbare globin, perfshi nje ne Tirane

Gjatë vizitës së tij në Kubë në janar, presidenti Erdogan kërkoi që Turqia të lejohet të ndërtojë një xhami në Havanë. “Zëri i Amerikës” publikon një shkrim nga Dorian Jones, i cili shkruan se Turqia po ndërton ndërkohë 18 xhami të mëdha në mbarë globin, përshi një në Tiranë, ku mund të falen më shumë se 4 mijë besimtarë.

Xhami do të ndërtohen gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kazakistan, Filipine, Britani, territoret palestineze dhe Somali.

Projekti i ndërtimit të xhamive është një strategji më e gjerë e presidentit turk, sipas Asli Aydintasbas, analist politik me gazetën turke “Milliyet”.

Sipas shkrimit tek “Zëri i Amerikës”, ekspertët thonë se Erdogan ka aspirata më të mëdha pas kësaj strategjie.

Kthimi i Turqisë në lavditë e shkuara të periudhës otomane është një temë e përbashkët e Erdoganit dhe partisë së tij AK, sipas Yuksel Taskin, ekspert në universitetin Marmara të Stambollit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama