Rikthehet Çani dergon Pizen ne play-off

Rikthehet Çani, dërgon Pizën në play-off

Goli i shënuar nga Edgar Çani ka mjaftuar që Piza të marrë tri pikë të arta përballë Lupa Roma. CANI-1Kjo fitore e ka pozicionuar në vendin e dytë në renditjen e Lega Pro skuadrën e shqiptarit, ku do të ketë mundësinë për të zhvilluar ndeshjet "play off" për t'u ngjitur në Serinë B.

Pas disa rastesh të humbura, në të 42-ën një aksion model i vendasve me Eusepin që pason me thembër për Vernan, i cili asiston mrekullisht Çanin që nuk gabon dhe realizon me të majtën. Gol që ka mjaftuar deri në fund të takimit, ndërkohë që shqiptari është zëvendësuar në të 68-ën.

Sulmuesi Në fjalën e tij në përfundim të ndeshjes, Çani ka përgëzuar të gjithë skuadrën. "Ishte meritë e të gjithëve dhe tashmë të mendojmë mirë për ndeshjet që na presin, pasi janë të një tjetër niveli. Do të përgatitemi maksimalisht që ta përfundojmë me sukses edhe fazën "play off" për të luajtur në Serinë B sezonin e ardhshëm", ka deklaruar Çani.

Gatuzo

Trajneri i mirënjohur (si futbollist) në futbollin italian ka treguar kënaqësinë e kësaj arritjeje me një skuadër të vogël si Piza.

"Në fillim as nuk e besoja se mund t'ia dilnim mbanë. Ka qenë një sezon shumë i vështirë për ne, por falë punës dhe besimit të të gjithëve, ia dolëm. Sa i përket ndeshjes, mund të kishim shënuar më shumë, por fatmirësisht vendosi ai gol i Çanit. Tashmë të fillojmë të mendojmë për atë që na pret dhe ta bëjmë realitet.

Përgatiti: OLSI TUJANI


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama