Ribotoi karikaturat e Charlie Hebdo digjet gazeta Morgenpost

Ribotoi karikaturat e 'Charlie Hebdo', digjet gazeta 'Morgenpost'

Gazeta  gjermane “Morgenpost” në qytetin verior të Hamburgut u bë pre e një zjarrvënie pasi kishte ribotuar karikaturat e Muhamedit nga gazeta franceze satirike Charlie HEBDO. Fatmirësisht policia bëri të ditur se nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Disa persona qëlluan me gurë xhamat e godinës dhe hodhën një shishe me benzinë. Menjëherë shkuan forcat e zjarrfikësve për të vendosur nën kontroll zjarrin, kurse policia nisi punën për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje. Ndërkaq, dy persona sulmuan të mërkurën në Paris redaksinë e revistës satirike “Charlie HEBDO” dhe vranë  dymbëdhjetë persona.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama