Riberi nuk ndalet Guardioles i mungon pervoja dhe flet shume

Riberi nuk ndalet: Guardiolës i mungon përvoja dhe flet shumë

Frenk Riberi nuk e ka nxjerrë ende dufin me Pep Guardiolën. Në daljen e tij të radhës publike, ish-trajneri i Bajernit ka përfunduar sërish në shënjestrën e francezit. "Ai është një trajner i ri. I mungon përvoja. Ndonjëherë flet shumë, por futbolli nuk ka nevojë të flasësh shumë, sepse është shumë i thjeshtë", tha 33- vjeçari.

guardiola_ribery-1375197315

Sulm spanjollit

Një shembull për ta ilustruar mungesën e eksperiencës së tij, mesfushori mori ndeshjen e parë kundër Atletikos, të cilët spanjollët e fituan 1-0. Edhe sot e kësaj dite, Riberi nuk i kupton ende zgjedhjet teknike të spanjollit: "Ti nuk mund të bësh gabime në një gjysmëfinale Champions-i. Emrat e mëdhenj duhet t'i kesh në fushë. Tomas Myleri dhe unë nuk ishim titullarë, ndërkohë që Zherom Boateng, i cili sapo ishte rikthyer nga dëmtimi, nuk u përzgjodh gjithashtu, madje, e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Nëse do të fitosh një trofe kaq të rëndësishëm sa Champions-i, ke nevojë për një trajner që të japë besim".

riberi

Objektivat

Numri 7 është gjithnjë e më prezent në këtë fazë përgatitore dhe ndeshja e fundit me Milanin ishte një tjetër provë, ku ai ndihet i rilindur nën urdhrat e Karlo Ançelotit. "Ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur. Është viti im i 10-të te Bajerni, me të cilin kam një lidhje speciale. Një raport të tillë e kam edhe me Ançelotin, një trajner i shkëlqyer me shumë përvojë. Ai ka fituar shumë trofe dhe ka punuar me shumë futbollistë të mëdhenj. Di shumë mirë t'i menaxhoj ata. Është një tip i qetë dhe i këndshëm".

I do të gjitha

Në moshën 33-vjeçare, asi francez nuk ndihet aspak i lodhur: "Unë kam fituar gjithçka me Bajernin, por jam gjithnjë i uritur. Jam çdo sezon i motivuar. Prioriteti këtë sezon është që të mos dëmtohem dhe të rigjej formën time më të mirë".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama