Ri-aplikimi për letërnjoftim

Çdo shtetas qe ka mbushur moshën 16 vjeç mund te ri-aplikoje për letërnjoftim në zyrat e aplikimit ne rastet e mëposhtme:

•    Humbje/vjedhje e letërnjoftimit
•    Dëmtim te letërnjoftimit
•    Ndryshime ne te dhënat e gjendjes civile te shtetasit

Dokumentet e nevojshme për ri-aplikimin
Për te ri-aplikuar për letërnjoftim te ri , dokumentet e nevojshme qe shtetasi duhet te paraqesë janë:

Kuponi i letërnjoftimit elektronik për aplikim (kupon i pagesës , i cili blihet pranë çdo zyre te postes shqiptare)

Ne rastin e humbjes/vjedhjes se dokumenti, vërtetimi i deklarimit te humbjes/vjedhjes se letërnjoftimit pranë komisariatit te policisë përkatës
Ne rastin e dëmtimit, aplikanti dorëzon letërnjoftimin e pare ne zyren e aplikimit, për te cilën mbahet një procesverbal, një nga dy kopjet e te cilit e merr aplikanti
Një dokument i vlefshëm me fotografi që vërteton identitetin e aplikantit. Një dokument i tillë mund të jetë:
•    Pasaporte
•    Certifikatë personale me fotografi
•    Patente
•    Letërnjoftimi i vjetër

Shpërndarja e letërnjoftimit

•    Çdo shtetas, qe ka aplikuar mund te tërheqë letërnjoftimin 15 dite pas aplikimit në zyrat e aplikimit
•    Tërheqja e letërnjoftimit behet pranë zyrës se aplikimit, ne te cilën është bere aplikimi vetëm nga aplikanti

Vendndodhja e zyrave të aplikimit dhe orari i punës

Vendndodhja e zyrave të shpërndarjes se pasaportave biometrike dhe orari i punes
Zyrat e shpërndarjes se pasaportave biometrike ndodhet ne drejtoritë/komisariatet e policisë
Orari punës është: 08-16.30 (nga e hëna ne të premte)

Tarifa e Letërnjoftimit

Letërnjoftimi kushton 1 200 lekë (Vlera e kuponit përkatës)
Pasaporta biometrike kushton 6 000 leke (Vlera e kuponit)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama