Na tha se së shpejti do të dilte me një video seksi. Por nuk është klipi i këngës “Matura”, që kemi parë të shfaqet këto ditë në ekranin e televizionit “Supersonic”. Matura është kënga e parë që Rezarta Shkurta prezanton me videoklip, përpara daljes së albumit të saj të parë “Je vetëm ti”. E ndërsa albumi është përgatitur dhe pritet të jetë shumë shpejt në treg, këngëtarja ka prezantuar këto ditë këngën “Matura”, një kompozim i Genti Lakos, që sjell ritme të ngrohta vere, nën petkun intrigues të maturanteve të sapodiplomuara.
E atëherë kur shkolla ka përfunduar vajzat ndjehen të çliruara nga çdo preokupim dhe ftojnë njëra-tjetrën, të shkojnë në diskotekë për të festuar deri në orët e para të mëngjesit. Dhe vajzat e veshura me fustanet e kuqe të shkurtra janë vërtet provokuese në këtë ftesë që bëjnë. Por shumë shpejt, pritet që Rezarta të nxjerrë edhe klipin e saj të dytë, që gjithashtu përmban një këngë të albumit. “Je vetëm ti”. Është kënga që i ka dhënë edhe titullin albumit, e kompozuar nga Flori Muamjesi dhe me tekst të Turian Hyskës. Ndryshe nga i pari, klipi i dytë mendohet se do të jetë seksi, si në veshje ashtu edhe në përmbajtje. Do të jetë pasqyrimi i imazhit bebi- seksi, të një vajze të brishtë dhe të bukur që vuan nga dashuria.
Marre nga : Gazeta Panorama











