Rexhep Qosja mesazh dashurie ndaj Kadarese Ata qe polemizojne e duan njeri-tjetrin

Rexhep Qosja mesazh 'dashurie' ndaj Kadarese: Ata qe polemizojne, e duan njeri-tjetrin

”Më në fund duket se mes dy njerëzve të mëdhenj të letrave shqipe, po vendoset paqe. Bëhet fjalë për Rexhep Qosen dhe Ismail Kadarenë, të cilët ndoshta i kanë lënë mënjanë debatet e prejardhjes dhe kanë zbutur klimën e marrëdhënieve mes tyre.

Gazeta “Dita” bën me dije se profesor Qosja ishte ftuar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës për të folur mbi temën “Çështja shqiptare dhe Europa e Bashkuar” dhe pas ligjëratës, u është përgjigjur pyetjeve të studentëve.

“Dy herë keni polemizuar me Kadarenë, – i thanë studentët profesor Qoses: herën e parë në fillim të viteve ’70, në temën “letërsia shqipe dhe letërsia europiane”, ndërsa herën e dytë “Europa dhe identiteti shqiptar”.

“Dy herë Europa u bë sherr mes jush!”, i janë drejtuar studentët Qoses.

Qose është shprehur se: “Ismail Kadare, është shkrimtar me talent të shquar dhe si i tillë ka të drejtë që në mendimet e tij të shprehë dëshirat e tij; unë jam para se gjithash historian i letërsisë, i cili në radhë të parë, bazohet në faktet konkrete. Për çështjet që kemi diskutuar me Kadarenë unë kam folur si studiues, ndërsa ai si shkrimtar. Ai bazohet në imagjinatën, ndërsa unë në të dhënat.

Por, e ka përfunduar fjalën e tij profesor Rexhep Qosja, “ata që polemizojnë mes veti, shumë herë, janë njerëz që e duan njëri-tjetrin”. Këtë vit të dy kolosët e letrave shqipe mbushin 80 vjeç.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama