Reportazhi / Prezantim gjigant Skenderbeu feston me Birra Korca

Reportazhi / Prezantim gjigant, Skënderbeu feston me Birra Korça

Festa e Birrës në Korçë ka çelur edicionin e 10-të dhe në këtë përvjetor nuk kishte sesi të mungonte edhe krenaria e qytetit: klubi i Skënderbeut. Në orët e paradites së djeshme drejtuesit vendosën që duke shfrytëzuar festën në qytet, të prezantonin ekipin dhe uniformat e reja për sezonin 2016-2017.

skenderbeu

Nën magjinë e muzikës dhe birrës së pakrahasueshme, "Birra Korça", e cila i ka dhënë më shumë ritëm festës bardhekuqtë, në orën 22:00 në sheshin para stadiumit lojtarët u ngjitën në podium. Me prezantimin e aktorit të njohur, Ermal Mamaqi, bardhekuqtë kanë parakaluar një e nga një për të treguar të gjithë ekipin aktual dhe uniformën e re që sërish do të jetë me sponsor "Puma", por me një dizajn tjetër.

agostineli korce

Krahas gjithë ekipit qëndronin me shumë vëmendje dhe duket se po kënaqeshin edhe të afruarit e rinj. Duke filluar nga trajneri Andrea Agostineli, i cili ka mbetur i mahnitur jo vetëm nga shija e "Birrës Korça", por edhe nga pritja që i është bërë ekipit në këtë mbrëmje. Menjëherë pas tij kanë zbritur edhe të gjithë lojtarët, duke filluar fillimisht me afrimet e reja dhe më pas me liderët e ekipit, për të përfunduar te kapiteni i ri, Orges Shehi. Ky i fundit do të mbaj shiritin pas tërheqjes nga futbollit të Bledi Shkëmbit.

Në shesh kishte pritje madhështore dhe nuk kishte sesi të ishte ndryshe. Ka qenë një zgjedhje e mirë e klubit për të prezantuar pikërisht dje, para mijëra të pranishmëve, korçarë dhe jo vetëm, por edhe shumë të huaj që kanë ndjekur nga afër parakalimin e bardhekuqve. Ka qenë një shfaqje për t'u mbajtur mend nga të gjithë, teksa Skënderbeu ka bërë këtë zgjedhje jo vetëm për të prezantuar lojtarët dhe fanellat, por pa dyshim për të karikuar tifozët për sezonin e ri.

Untitled-6

Pikërisht kjo ka qenë motoja e Skënderbeut të ri. Të gjithë të bashkuar për një objektiv të vetëm: titullin kampion. Ky ka qenë premtimi që i ka bërë ekipi tifozëve të pranishëm. Në këtë dalje publike prezantimi, si asnjëherë më parë, klubi bardhekuq ka përfituar nga rasti për të theksuar se gjithçka që ndodhi me Europën këtë vit do të lihet pas krahëve. Lojtarët kanë siguruar se Skënderbeu do të ketë objektiv kryesor fitimin e titullit. Nuk ka munguar as humori i prezantuesit Mamaqi, që e ka bërë më të bukur atmosferën.

Untitled-7

Fanella si Arsenali

Ashtu sikundër ishte programuar, Skënderbeu dje gjatë festës ka prezantuar uniformat e reja, të cilat edhe këtë sezon, do të jenë po tri të tilla. Ndryshimet nuk janë të shumta, ndërsa bëhet me dije se detajet që janë prekur kanë ngjyrat e tyre dhe numrat, që do të jenë risi më vete. Fanella e parë është e kuqe me të bardhë, e dyta thjesht e bardhë, ndërsa e tretë është portokalli, ndryshe nga një sezon më parë që ishte e zezë. Stili ka ndryshuar paksa, teksa në pamje të parë këto fanella të reja i ngjasojnë shumë atyre të ekipit anglez të Arsenalit.

Untitled-8

Mungon Ardjan Takaj

Ajo që ka rënë në sy gjatë festës së djeshme ka qenë pikërisht mungesa e presidentit Ardjan Takaj, i cili nuk ka udhëtuar drejt Korçës. Nuk dihen arsyet, por burime pranë tij, treguan për gazetën se presidenti ka qenë në ankth dhe kurioz për këtë prezantim. Gjatë gjithë kohës kur po organizohej prezantimi, mësohet se Takaj ka folur në telefon me pjesëtarët e stafit për mënyrën se si po shkonte festa. Nga ana tjetër, nuk kanë munguar ovacionet drejtuar presidentit Takaj nga ana e tifozëve, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre.

LLAZI SARO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama