Renditje kokeposhte te medhate e Serie A lene nam

Renditje kokeposhte, te medhate e Serie A 'lene nam'

Seria A ka mbylluar mbrëmjen e djeshme javën e saj të dytë por nuk ka qenë shumë me fat për “Big-ët”. Juventusi pësoi humbjen e dytë radhazi pasi iu dorëzua Romës me rezultatin 2-1. Për Romën shënoi fillimisht Pjaniç me një goditje dënimi spektakolare dhe dyfishoi Dzeko pak pasi Evra kishte dalë me karton të kuq.

Golin e ngushëllimit për torinezët e shënoi Dybala.

Fiorentina është rrëzuar në Torino 3 me 1 pas fitores që arriti me Milanin javën e kaluar dhe ndodhet në kuotëne  tre pikëve. Edhe Lazio pësoi një humbje turpëruese. 4 me 0 përballë Kievos ku romanët nuk treguan asgjë në fushën e lojës. Interi ka fituar me vështirësi me Karpin por ama ka mundur ta mbyllë javën e dytë me pikë të plotë. Renditjen e kryeson Kievo me Torinon të ndjekur nga Inter dhe Sasuolo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama