Red Bull Cliff Search ne Shqiperi

Red Bull Cliff Search në Shqipëri
Për herë të parë në Shqipëri, ne organizuam një aktivitet Cliff Diving. Edhe pse vendi ynë është vend bregdetar dhe shumë vendas praktikojnë zhytjen në ujë gjatë verës, Cliff Diving si sport në nivel profesionistësh nuk praktikohet.

Tre atletë: Orlando Duque, Hassan Mouti dhe Zvezdan Grozdic ishin pjesë e aktivitetit Red Bull Cliff Search, më një mission: të gjejmë ujërat më të thellë dhe shkëmbinjtë më të lartë dhe të hidhemi prej tyre.

(shikoni videon duke klikuar ketu)

Për të regjistruar një ekspeditë të tillë që zgjati nga data 05-10 Gusht 2008, Ray Demski, fotograf profesionist për sporte si dhe një grup xhirimi prej 3 personash nga kompania Slovene e produksioneve video Bazamedia 2.1. ndoqën hap pas hapi udhëtimin tonë dhe fiksuan gjithçka në celuloid.

Të gjithë vendet që u piketuan për të realizuar hedhjet në ujë ishin me të vërtetë të mrekullueshme por nga ana tjetër gjithashtu edhe shumë të vështira për t’u arritur nga toka kështu që si atletëve ashtu edhe grupit të produksionit ju desh të përpiqeshin shumë për të bërë të mundur realizimin e projektit. Në fund, pavarësisht të gjithë vështirësive që ofronte terreni në shumë raste i pakalueshëm, arritëm të kryenim një ekspeditë të jashtëzakonshme product i së cilës janë xhirime dhe fotografi të papara por gjithashtu edhe disa nga zhytjet më spektakolare në ujërat e kaltra e të thella të Jonit.

Aktiviteti në Vlorë u ndoq nga qindra spektatorë dhe pjesa më e madhe e tyre të rinj e fëmijë të cilët u frymëzuan kaq shumë saqë filluan të eksperimentonin hedhjet e tyre të para si profesionistë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama