Realiteti shqiptar ne dramen e Arte Arifit dhe interpretimi i Yllka Mujos emocionon publikun kryeqytetas

-Premiera e drames "Gruaja në Dritare" -

TIRANË, 6 Nëntor / ATSH- Klajdi Musabelliu /- "Gruaja në Dritare", premiera më e fundit e Teatrit Kombëtar e cila solli të enjten në mbrëmje emocionet e një realiteti shqiptar nga drama e autores Artë Arifi e cila erdhi në një mënyrë mjaft origjinale në skenë nga regjisorja Rovena Lule Kuka, bëri që argëtoheshin, qeshnin por edhe përloteshin miqtë e teatrit të cilët pasi qeshën me batuatat e veprës, nuk arritën dot ti mbanin lotët gjatë fundit të saj.

Karafil Shena dhe Yllka Mujo ,Dritan Boriçi, Neritan Liçaj, Gert Ferra dhe mbi të gjitha Olta Daku ishin dhe heronjtë e mbrëmjes së emocioneve të ndërthurura midis humorit dhe lotëve.

Regjisorja Rovena Lule Kuka dhe skenografja e kostumografja Berina Kokona ishin kudesur për çdo detaj, aq sa përveç intepretimit brilant dhe emcionues të Yllka Mujos dhe Olta Dakut, gjithashtu edhe imazhet(pamja) arrinte të përshkruante mjaft lehtë rrugën midis syve dhe shpirtit në dramën fatale të Artë Arifit.

Një mosmarrëveshje familjare ku etja për prona përçan marrëdhënien midis një vëllai dhe një motre.

Një dramë shqiptare që përcjell emocione të forta ku një grua ëndërrimtare (Yllka Mujo), një burrë koprac dhe i papunë (Karafil Shena) që me dashje shkakton vdekjen e paralajmëruar të të vëllait (Dritan Boriçi) por nga dora e së motrës në pa vetëdije(Olta Dulaku) shkaktuan një drithërimë si rrallë herë në sallën e mbushur plot e përplot nga të rinj e familjarë, që pasi qeshën me humorin dhe batuatat midis Mujos dhe Shenës, dolën sy përlotur nga salla e teatrit.

Super shfaqja "Gruaja në Dritare" do të mbahet përsëri në skenën e Teatrit Kombëtar ditën e premte, e shtunë dhe e diel(6/7/8 nëntor) ora 19:00.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama