Real -Atletiko koeficientet anojne nga Los Blancos

Real -Atletiko, koeficientet anojne nga 'Los Blancos'

Rezultati 0-0 i cerekfinales së parë mes Atleticos dhe Realit në Vicente Calderon, lejon se Los Colchoneros të kualifikohen në gjysmëfinale me cdo barazim me gola, ndërsa dëmtimet e Modric, Bale dhe Benzema, i kanë ulur kuotat e Los Blancos për të vijuar më tej në Champions, gjithsesi formacioni i Carlo Ancelottit mbetet favorit absolut.

Para se të luhej cerekfinalja e parë, kualifikimi i Realit kuotohej 1.45, ndërsa orët e fundit ky koeficient është rritur në 1.59. Ndryshimin më të madh krahasuar me një javë më parë e ka pësuar koeficienti për kualifikimin e Alteticos, që nga 2.59 ka shkuar në 2.3.

Kompanitë e basteve që i kanë ndryshuar më shumë koeficientët e tyre në favor të kuaklifikimit të Atleticos së Madridit janë Bet365 dhe Bwin me 0.35 pikë, ndërsa te William Hill ky ndryshim është më pak i ndjeshëm.

Përsa i përket rezultatit final, më të mundshmet sipas kompanitë e basteve janë shifrat 1-1 dhe 1-0.

Cristiano Ronaldo është futbollisti i të dyja skuadrave me më shumë shanse për të shënuar në euroderbin e Santiago Bernaeut. Kush vë bast një Euro se ylli luzitan shënon golin e parë të takimit, fiton 4.5 Euro, ndërsa vetëm që i shënon Altetico fut në xhep 2.1 Euro.

Ndërsa goli i parë i ndeshjes i shënuar nga Griezman kuotohet me koeficientin 9, ndërsa që thjesht i shënon Atleticos 3.75.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama