Ramiz Alia Vetevrasja e Nako Spirut dhe gabimet Enverit

Ramiz Alia: Vetevrasja e Nako Spirut dhe gabimet Enverit
Pak drite mbi misterin e "vetevrasjes" qe ish-Kryetarit te Komisionit te Planit te Shtetit ne vitin 1947. Deklaratat e tij kunder jugosllaveve, qe kishin acaruar Titon dhe kunderpergjigjja e tij me akuzat si agjent i imperializmit. Ku gaboi partia dhe Enver Hoxha, grupi qe fitoi me eleminimin e Spirut, denimi qe iu be mbeshtetesve te tij dhe letrat vendimtare qe erdhen nga Moska per shpetimin e Shqiperise nga plani jugosllav.

Ne pergjithesi, ne vitet e para te pasçlirimit, as anetaret e Partise, pa lere njerezit pa parti, nuk dinin gje per ate qe kishte ndodhur ne Berat. Ne nuk dinim gjithashtu, as per veprimet qe kishin ndermarre jugosllavet per te realizuar qellimet e tyre. Por neve, drejtuesve te BRASH-it, disa veprime antishqiptare te jugosllaveve filluan te na binin ne sy. Dhe kjo lidhet pikerisht me aksionet e rinise.

Per ndertimin e hekurudhave vendi yne nuk kishte specialiste, vecanerisht inxhiniere. Per kete arsye, kishin ardhur nga Jugosllavia dy inxhiniere, te cilet bashkepunonin me Shtabin e Rinise per ndertimin e hekurudhave. Pervec kesaj, materialet kryesore te nevojshme per ndertimin e ketij objekti, sidomos shinat, ishin kontraktuar dhe vinin nga Jugosllavia. Por çfare ndodhte? Shoket tane te Shtabit te Hekurudhes, vecanerisht Komandanti i tij Q. Buxheli, nisen te ankohen se po vihej ne dyshim ndertimi i hekurudhes Durres-Rrogozhine ne kohen e duhur, sepse, here nuk vinin materialet e nevojshme nga Jugosllavia, here inxhinieret jugosllave largoheshin ose nuk ishin korrekt ne caktimin e detyrave per vullnetaret, e keshtu me radhe.

Natyrisht keto ankesa ne ia percillnim edhe organeve shteterore, sidomos Ministrise se Ndertimit, e cila ne ate kohe drejtohej nga Spiro Koleka, nje nga udheheqesit me te shquar te PPSH dhe nje nga komunistet me te ndershem. Spiro Koleka, si funksionar i larte shteteror dhe si nje inxhinier i palodhur, ka lene gjurmet e veta thuajse ne te gjitha veprat e ndertuara ne Shqiperi pas çlirimit e ketej. Tek ai, rinia e aksioneve te para ka gjetur gjithnje mirekuptim dhe ndihme te pakursyer. Personalisht, kurdohere kam pasur respekt te veçante per Spiron, i cili shquhej per ndershmeri, per thjeshtesi dhe korrektese, per vendosmeri dhe perkushtim ndaj interesave te popullit dhe te atdheut.

I ankoheshim edhe N. Spirut, i cili ne ate kohe ishte Kryetar i Komisionit te Planit te Shtetit. Me Nakon bisedonim me hapur, sepse ai, megjithese nuk ishte me President i saj, vazhdonte te interesohej per organizaten e rinise. Nakua vinte shpesh ne zyrat e BRASH-it dhe bisedonte me ne, veçanerisht me Lirine dhe me mua. Sa me shume na vinin ankesa nga hekurudha, qe lidheshin me pengesat qe sillnin jugosllavet, aq me shume shfrynte edhe Nakua ndaj veprimtarise se autoriteteve jugosllave, qe siç theksonte ai, "asnjehere nuk harrojne interesat e tyre, ndersa nuk llogarisin fare interesat e popullit shqiptar".

Gjithmone e me shpesh, ai filloi te fliste lidhur me perpjekjet qe benin jugosllavet per t'i imponuar vendit tone disa marreveshje skllaveruese, si ato per heqjen e barrierave doganore dhe hapjen e kufirit per qytetaret e te dy vendeve, per krijimin e shoqerive te perbashketa ose per barazimin e çmimit te mallrave ne te dy vendet etj. Edhe pengesat qe nxirrnin jugosllavet per aksionet e rinise, Nakua i lidhte me keto perpjekje te tyre kunder zhvillimit te vendit tone.

Nje nate te nentorit te vitit 1947 N. Spiru vrau veten. Sapo e degjova kete lajm te hidhur, nuk kisha dyshim se Nakon e "vrane" jugosllavet, se ai ishte viktima e pare e tyre. Ai vertete gjate Plenumit te Beratit ishte radhitur me tezat jugosllave qe godisnin E. Hoxhen dhe vijen e PKSH gjate luftes, por nuk ishte, as pro jugosllav, as antishqiptar. Ai ishte komunist dhe ne te njejten kohe patriot i vendit te tij. Eshte e qarte se Nakua, pas çlirimit te vendit, kur jugosllavet kerkuan qe te vene ne praktike planet e tyre per nenshtrimin e Shqiperise, u "zgjua" dhe refuzoi te zbatonte kerkesat e tyre. Nga rrethanat qe u krijuan, si rruge shpetimi ai zgjodhi vetevrasjen, pa gjetur forcen qe te denonconte te gjitha veprimet antishqiptare te jugosllaveve, si gjate Plenumit te Beratit, ashtu edhe pas clirimit te vendit.

Aktualisht, edhe vetevrasja e Nakos shihet vetem ne funksion te sulmit ndaj E. Hoxhes. Per pasoje nuk permendet fakti themelor, se ishte intriga jugosllave, akuza zyrtare qe iu transmetua udheheqjes shqiptare nga ana e KQ te PKJ dhe te vete Titos qe e cilesonte N. Spirun si "agjent te imperializmit" dhe "minues te miqesise shqiptaro-jugosllave", ajo qe e çoi Nakon tek vetevrasja.

Eshte e njohur se K. Xoxe, i nxitur nga jugosllavet, kerkoi qe per keto akuza Nakos t'i behet gjyqi ne Byrone Politike. Eshte me se e qarte se, pas mbledhjes, Nakua do te perjashtohej nga partia, do te arrestohej dhe do te gjykohej si spiun i imperializmit. Keshtu, duke pasur parasysh praktikat dhe mentalitetin e kohes, ate e priste plumbi. Nakua u gjend pa mbrojtje perpara sulmit jugosllav. Ai kerkoi ndihmen e sovjetikeve, drejt te cileve ishte kthyer pas çlirimit te vendit. Sic rezulton nga dokumentet e botuara ruse, N. Spiru, pasi mesoi akuzen qe i benin jugosllavet, eshte takuar me te ngarkuarin me pune te perfaqesise se BRSS ne Tirane A. Gagarinov, me qellim qe te siguronte perkrahjen sovjetike. Por mbeshtetje nuk gjeti.

Bile del, se edhe diten e vetevrasjes, Nakua ka shkuar te takoje perseri Gagarinovin, por ate duket se nuk e ka gjetur. Nakua nuk gjeti as mbrojtjen e E. Hoxhes. Perse? Ne radhe te pare, duket se N. Spiru nuk e ka kerkuar hapur perkrahjen e Enverit. Ai nuk ka guxuar te bisedoje çilter me E. Hoxhen, te sqaronte me ate problemet per te cilat ishte vene ne shenje nga jugosllavet dhe te kerkonte ndihmen e tij. Edhe kur kerkoi disa dite kohe per te pergatitur mbrojtjen ndaj akuzave jugosllave, ai nuk e sqaroi Enverin perse i nevojitej ajo kohe. Tani qe eshte e njohur se dy dite para vetevrasjes ai ka takuar perfaqesuesin sovjetik, eshte e qarte se koha qe ai kerkonte, nuk ishte per t'u pergatitur, por sepse shpresonte qe nderkohe mund t'i vinte ndonje perkrahje eventuale nga Moska.

Se dyti, sipas mendimit tim, edhe vete E. Hoxha ka hezituar ta mbeshteste Nakon, qofte duke ia dhene kohen qe ai kerkonte per "pergatitje". Ndoshta ai eshte "rezervuar" per t'i dale ne mbrojtje Nakos, te cilin jugosllavet e akuzonin si "agjent te imperializmit". Dihet se vete Enveri, qe nga Berati, ishte ne shenjester te jugosllaveve. Kete gje E. Hoxha e kishte plotesisht te qarte. Ne librin e tij "Titistet, ai shkruan se akuzat jugosllave "me pare se kunder Nako Spirut, drejtoheshin kunder meje" dhe se jugosllavet "e dinin fare mire qe Nakua nuk bente asgje ne kete drejtim pa u keshilluar dhe pa marre aprovimin tim. " (faqe 341)

Ne kete drejtim hedhin drite edhe dokumentet ruse te botuara ne vellime te posaçme kohet e fundit. Ne njerin prej tyre, thuhet se ne nje takim, ne gusht te vitit 1947, qe ka pasur ambasadori sovjetik ne: Beograd A. Llavrentiev me J. B. Titon, ky i fundit ishte shprehur "shume i pakenaqur me poziten e N. Spirut, qe sipas mendimit te tij, ndjek politiken e shkeputjes se Shqiperise nga Jugosllavia. Vitin e kaluar N. Spiru, duke qene ne Jugosllavi, ka folur shume keq per E. Hoxhen.

Ndersa tani ata jane ne kontakt te ngushte me njeri-tjetrin. (Ne vitin 1948, pasi u prishen marredheniet midis Jugosllavise dhe Shqiperise jugosllavet botuan "Librin e Bardhe" lidhur me marredheniet midis dy vendeve tona. Ne kete liber botonin nje leter (autentike, te shkruar italisht nga N. Spiru. Kete leter ai ia kishte derguar ne vitin 1946, KQ to PK jugosllave. Ne te Nakua shkruante kunder E. Hoxhes, duke a paraqitur ate si te paafte, qe nuk gezon simpati tek komunistet, si antijugosIlav etj. Para se ta botonin jugosllavet, per kete leter ne Shqiperi askush nuk ishte ne dijeni).

...Udheheqesi me i forte dhe me konsekuent -sipas Titos,- eshte Koçi Xoxe. " ("Evropa Lindore ne dokumentet e arkivave ruse", vell. I fq. 687, botimi rus).
Pra Titua paralajmeron sovjetiket se me E. Hoxhen duhen qeruar hesapet. Kaq i vendosur ishte Titua ne kete synim te tij, sa edhe me vone, ne vitin 1956, ne nje fjalim te mbajtur ne Pula te Jugosllavise, ai ben thirrje dhe u thote hapur sovjetikeve se, "pa hequr E. Hoxhen nuk mund te zbatohen vendimet e Kongresit XX".

Megjithate E. Hoxha nuk mund te justifikohet per qendrimin e "ftohte", per te mos thene "indiferent", qe ka mbajtur ndaj nje shoku te afert, nje udheheqesi te njohur dhe te shquar te Partise, ndaj N. Spirut. Ai duhet te priste, duhet te bisedonte dhe duhet t'i jepte kohen qe kerkonte per pergatitje. Ne fund te fundit kjo ishte edhe detyra e tij si udheheqesi kryesor i Partise. Duke theksuar sa me siper, mendimi im eshte qe, pavaresisht se Nakos i mungoi mbeshtetja, si nga jashte (sovjetiket), ashtu edhe nga brenda (Enveri), fajtor kryesor dhe nxites per vetevrasjen e N. Spirut ishin jugosllavet me Titon ne krye, te cilet donin t'i benin varrin Shqiperise dhe te gjithe atyre qe e mbronin ate. Nakua ishte viktime e synimeve antishqiptare te jugosllaveve dhe e agjentit te tyre K. Xoxe.

Kur u vetevra N. Spiru une punoja ne organizaten e Rinise, si Sekretar i Pergjithshem i saj. E njihja mire Nakon, ashtu siç njihja edhe familjen e tij, nenen, motren dhe vellain, te cilet banonin ne Durres. E mbaj mend mire naten e vetevrasjes se Nakos. Kishte kaluar mesnata, kur me njoftojne te paraqitesha menjehere ne zyrat e KQ te Partise. Shkova atje dhe, M. Myftiu, i cili atehere drejtonte sektorin e agjitacionit e propagandes ne Parti, me tha:

- Nakua u plagos rende aksidentalisht dhe me pas ka vdekur.
- "Si aksidentalisht"? - e pyeta
Ai me pergjigjet:
- Duke e pastruar, i kishte shperthyer arma qe mbante ne dore. Vetem kaq. Asgje me teper. Me porositi qe te nisesha menjehere per ne Durres dhe te njoftoja per kete gjeme familjen e Nakos.

Ishte nje mision shume i rende per mua, jo vetem sepse vete lajmi me tronditi thelle, por si do te flisja me nenen dhe motren e Nakos, si t'ua njoftoja vdekjen e tij?! Vendosa te marr me vete edhe ndonje shok tjeter. Me shkoi mendja te N. Nishku, i cili gjithashtu punonte me rinine dhe ishte nga Durresi. U nisem menjehere dhe shkuam drejt e tek shtepia e familjes se Nakos. I rame deres dhe shume shpejt na e hapi motra e Nakos. Ajo sa na pa, menjehere bertiti: "Çfare i ka ndodhur Nakos?" dhe filloi te qaje. Erdhi edhe nena, e cila gjithashtu u trondit shume. Me kerkuan t'iu tregoja çfare dhe si ka ndodhur, por une, me teper se aq sa me tha Manushi, nuk dija tjeter.

Pas pak u largova nga Durresi dhe u ktheva ne Tirane. Doja te shkoja tek Liri Belishova per ta ngushelluar ate, por me thane "mos e shqeteso, se ajo nuk pret njeri dhe eshte shume e tronditur". Perseri asgje me teper. Natyrisht, ky qendrim me habiti dhe fillova te dyshoj se me fshihej diçka nga sa ka ndodhur. Sidoqofte, meqenese nuk mora pergjigje per pyetjet qe bera, nuk e zgjata me tej.

M. Myftiu me njoftoi, gjithashtu, se te nesermen do te behej varrimi i Nakos dhe se une duhet te mbaja fjalimin ne emer te Rinise Shqiptare. Shkova drejt e ne zyre dhe aty u mbylla per te shkruar. Ne, te rinjte, e kishim Nakon si idhull, e donim ate dhe e çmonim shume per aftesite e tij. Nakua ishte nje shok shume i pergatitur, me kulture te larte, i mprehte, i qarte dhe lakonik ne shprehjen e mendimeve. Nuk ka dyshim se, ashtu si e vleresonim ne kuadrot e rinise, ate e respektonte edhe kushdo tjeter qe kishte te bente me te. Pas çlirimit, Nakua drejtoi ekonomine, qofte si Minister i Ekonomise, qofte si Kryetar i Komisionit te Planit te Shtetit. Edhe ne kete fushe ai u shqua si nje njohes i mire i ketij sektori kaq te rendesishem te jetes se vendit. Duke pasur parasysh konsideratat tona me te mira per punen e veprimtarine e Nakos pas clirimit, dhe ne veçanti si ish udheheqes i rinise gjate Luftes NÇL, une pergatita fjalimin qe do te mbaja ne varrimin e tij. U perpoqa ta shkruaj sa me mire dhe me dashuri te veçante per kete udheheqes te dashur te rinise.

Me kishin porositur qe, pasi te mbaroja ta dergoja ne aparatin e KQ, sepse duhet ta shihnin edhe atje. Nje çudi tjeter! E çova vete dhe ia dhashe M. Myftiut, i cili ishte ngarkuar per kete pune. Manushi e lexoi, por nuk mbeti i kenaqur, sepse:
- "Paske shkruar me shume ndjenje dhe me vleresime superlative"-me tha.
Iu pergjigja:
- "Perkundrazi, une dyshoj nese kam arritur te pershkruaj figuren e Nakos ashtu siç e meriton ai".
Pas kesaj, Manushi me tregoi te verteten, se Nakua kishte vrare veten dhe nuk kishte qene aksident. Natyrisht, shtoi se vetevrasja e tij eshte e denueshme nga Partia.
-"Tani, - vazhdoi Manushi, - shko dhe shkruaje fjalimin ndryshe, me te moderuar, ne pershtatje me kete qendrim te Partise".
U ktheva ne zyre per te "rregulluar" fjalimin, por kete radhe e pata me te veshtire, sepse duhej t'i radhisja fjalet, jo ashtu siç i mendoja, por siç e kerkonte "gjendja" e krijuar. Bera nje fjalim pa ngjyre, as mish, as peshk.

Vetevrasja e N. Spirut u shfrytezua nga ana e K. Xoxes per te forcuar pozitat e veta dhe per t'i krijuar terren me te favorshem nderhyrjes jugosllave ne te gjithe sektoret e veprimtarise shoqerore dhe ekonomike. Ne muajin shkurt te vitit 1948 u mblodh i famshmi Plenum i 8-te i KQ te Partise, ku N. Spiru u shpall armik i Partise dhe agjent i imperializmit. Ndersa te gjitha lidhjet ekonomike, shoqerite e perbashketa, heqja e doganave dhe çdo veprim tjeter i titisteve per te nenshtruar vendin tone, u quajten te drejta. Vendimet e ketij Plenumi krijuan nje gjendje te rende ne parti.

U goditen shume kuadro te sektoreve te ndryshem, te cilet u quajten si perkrahes te N. Spirut dhe te vijes se tij antijugosllave. Midis te tjereve, e "pesuam" edhe ne, kuadrot e rinise. Te gjithe ne, drejtuesit kryesore te Rinise, L. Belishova dhe R. Alia, si edhe sekretaret e tjere te BRASH-it (Q. Buxheli, P. Mitrojorgji etj.), u shkarkuam nga detyrat dhe u derguam ne sektore te tjere pune dhe ne nje nivel me te ulet. Une u caktova si instruktor prane sektorit te agjitacionit e propagandes te KQ te Partise. Masa te tilla u moren edhe ndaj disa kuadrove qe kishin punuar bashke me Nakon ne Komisionin e Planit ose ne Ekonomi. Edhe M. Shehu, i cili atehere ishte Shef i Shtatmadhorise se Ushtrise, por edhe kandidat i Byrose Politike te KQ te Partise, u perjashtua nga Byroja dhe u largua nga ushtria. Ai u emerua Minister i Komunikacionit. Po keshtu F. Paçrami, qe gjithashtu ishte kandidat i Byrose Politike te KQ, u perjashtua dhe u caktua ne nje pune te dores se dyte.

U bene mbledhje te shumta, karakteristike e te cilave ishin intrigat, shpifjet, ambiciet personale, berrylat ndaj njerit apo tjetrit. Ne keto mbledhje "demaskohej" veprimtaria e N. Spirut, por ne keto kritika behej aluzion edhe per vete E. Hoxhen, i cili "nuk kishte qene vigjilent", ndersa ngrihej roli i K. Xoxes. Nderkohe propaganda per Jugosllavine dhe per marshallin Tito, si miq dhe shpetimtare te Shqiperise, mori dimensione teper te medha. Per Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin nuk flitej aq shume dhe me ato epitete qe perdoreshin per fqinjet veriore.

Ndersa ne fushen praktike, ate te kursit drejt "gllaberimit" te Shqiperise, u shtuan perpjekjet per realizimin e planit aneksionist titist. Gjithnje e me shume ekonomia jone po integrohej, ose me mire po vihej nen tutelen jugosllave. Titoja nxitohej. Nepermjet agjenteve te tij, u shtuan nderhyrjet ne ushtri, u kerkua njesimi i komandes shqiptare me ate jugosllave si edhe largimi i keshilltareve sovjetike, me arsyetimin se pervoja e Ushtrise se Kuqe nuk i pershtatej ushtrive tona, te cilat kishin dale nga lufta partizane. Ne kete nxitim, jugosllavet hodhen edhe hapin tjeter. Nen pretekstin e rrezikut te gjoja nje agresioni nga Greqia, kerkuan nga pala shqiptare me urgjence lejen per dergimin ne Shqiperi te dy divizioneve te ushtrive jugosllave, duke synuar keshtu ta pushtonin vendin tone edhe ushtarakisht.

Por ky hap i Titos, per sa u perket planeve te tij ndaj Shqiperise, rezultoi fatal per ate vete. E. Hoxha dyshoi, sepse nuk kishte asnje te dhene qe greket po pergatiteshin per ndonje sulm kunder Shqiperise. Per te qene me i sigurt, Enveri informoi Qeverine Sovjetike per kete propozim te Titos dhe njekohesisht kerkoi nga pala sovjetike qe ta informonte nese ata kishin ndonje informacion qe fliste per mundesine e nje agresioni kunder Shqiperise nga ana e Greqise. Pergjigja nuk vonoi. Qeveria Sovjetike njoftonte se, sipas te dhenave qe ajo kishte ne dispozicion, asnje rrezik imediat nuk e kercenonte Shqiperine nga Greqia. Pasi mori kete pergjigje nga Moska, E. Hoxha, jo vetem e refuzoi kerkesen jugosllave per te derguar dy divizionet ne vendin tone, por filloi te dyshoje edhe me shume per politiken dhe qendrimin titist ndaj Shqiperise. Nuk vonoi shume, dhe aty nga muaji mars i vitit 1948, sovjetiket vune ne dijeni E. Hoxhen per kontradiktat qe kishin lindur midis Titos dhe Udheheqjes Sovjetike.

Atij i dhane letrat e njohura qe Stalini dhe Molotovi i dergonin KQ te PKJ, me anen e te cilave kritikohej vija jugosllave si vije oportuniste, antimarksiste dhe politika jugosllave si properendimore. Natyrisht keto letra u priten me kenaqesi te veçante, sepse ato grisnin masken e titisteve jugosllave, te cilet e hiqnin veten si "marksiste te kulluar" dhe luftetare parimore te socializmit. Ato me te vertete ishin "shpetimtare", siç u quajten ne ate kohe, sepse i dhane mundesi E. Hoxhes dhe shokeve te tij qe te shihnin me qarte veprimet jugosllave ndaj Shqiperise dhe te merrnin masa per te shpetuar vendin nga rreziku qe i kanosej.

Filloi keshtu faza tjeter, tashme e kundert me ate qe kishte ndodhur pas vetevrasjes se Nakos. Tani analizoheshin gabimet qe ishin bere si rrjedhim i nderhyrjes jugosllave dhe iu nenshtruan kritikes ata qe kishin qene perkrahes dhe perçues te kesaj politike. K. Xoxe dhe grupi i tij u vune ne shenjester. Keshtu u denuan P. Kristo dhe K. Themelko, qe ishin anetare te Byrose Politike, N. Kerenxhi dhe V. Koleci, Zv/Ministra te Brendshem, Xh. Blushi dhe N. Huta, ndihmes to K. Xoxes etj. Per Partine Komuniste Shqiptare fillon nje periudhe e re historike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama