Bashkimin e Gjermanisë, por natyrisht, edhe zhvillime të tjera në të gjithë botën, në të gjithë globin. Natyrisht, duke përfshirë edhe Shqipërinë, e themi edhe Shqipërisë pasi për shumë arsye edhe Shqipëria pati zhvillimet dhe ndryshimet e saj dhe pati ngjarshmëri me atë që ndodhi në Gjermani, në Gjermaninë Lindore, ku pikërisht në ditët e para të tetorit të vitit 1989 me mijra gjermano lindorë gjoja me pushime në Hungari filluan dhe çanë kufirin në drejtim të Austrisë dhe më pas Gjermanisë vetëm pak ditë më vonë protesta do të nisin në të gjithë Gjermaninë Lindore dhe do të kulmonin në nëntor të vitit 1989, kur brenda një nate ra Muri i Berlinit dhe gjithçka ndryshoi.
Liderët botërorë kanë folur këto ditë në shtypin e huaj dhe kanë dëshmuar historinë ashtu siç ata e kujtonin, duke sjellë edhe dëshmi tronditëse, vetëm pak ditë më parë Mikail Gorbaçov tregonte në gazetën "La Reppublica" se kishin qenë, Thacer, Miteran dhe Xhulio Anderoti, ata që i kërkuan përdorimin e tankeve për të penguar rrëzimin e Murit të Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë.
Zoti Alia, në fakt do të kemi mundësi të flasim edhe për ato që ju vet mund të dëshmoni, jo thjesht nga rrëzimi, por edhe ngritja e Murit të Berlinit. Si lindi ideja e ngritjes së Murit të Berlinit?
Ideja e ngritjes së Murit të Berlinit nuk ka lindur në Shqipëri, ajo lindi në Gjermani dhe pastaj është përhapur dhe ka qenë një veprim i përbashkët i gjithë Traktatit të Varshavës të asaj kohe, pra i udhëheqjes komuniste të vendeve të Evropës Lindore. Në atë kohë jemi në kohën e Luftës së Ftohtë, kur problemet mes lindjes dhe perendimit nuk kanë qenë të lehta ka patur dyndje dhe tentativa të mëdha nga të dyja palët për interesat e tyre. Ka pasur përpejke nga ana e Gjermanisë Perëndimore ose nga ana e amerikane kundër Gjermanisë Perëndimore. Ka patur edhe dyndje të gjermano - lindorëve që përpiqeshin të kalonin në Gjermaninë Perëndimore, duke çarë Berlinin, duke kaluar nga Lindja në Perëndim. Në atë kohë Berlini ishte i ndarë në katër zona, por në fakt tre zona u bashkuan në një në zonën perëndimore, kurse zona tjetër ishte zona sovjetike ose zona lindore. Në pjesën lindore ishte qeveria komuniste, ndërsa në perëndim Bashkia e Berlinit perëndimore se kryeqyteti ishte Boni. Për arsye sigurie, për shkak se Berlini perëndimor rrethohej nga Republika Demokratike Gjermane.
Zoti Alia në atë kohë ju thatë se qe një vendim që lindi në Gjermani dhe që u zbatua nga partitë simotra nga Traktati i Varshavës.
Kjo ka ndodhur në vitin 1962, Shqipëria ka qenë në atë pjesë formalisht, pjesë e Traktatit të Varshavës, vinit pas debatit me sovjetikët. Shqipëria vazhdonte të ishte pjesë e Traktatit, por jo pjesë aktive, duke marrë parasysh ngjarjet sidomos në konferencën kur Enver Hoxha foli hapur kundër Bashkimit Sovjetik dhe ndërhyrjeve në shqoqëri.
A u vu në djeni rregjimi komunist i atëhershem për këtë projekt?
Po. U vu në djeni jo për ngritjen e Murit, por u vu në djeni që duhet të bëhej një mbledhje e udhëheqësve të të gjitha vendeve të Traktatit të Varshavës që do të bëhej në Moskë dhe ftoheshin në atë mbledhje që të vinte sekretari i parë i partisë, Enver Hoxha dhe kryeministri Mehmet Shehu.
Para se të shkojmë te kjo konferencë, Qeveria në Tiranë a kishte një qëndrim në lidhje me këtë projekt- ide?
Thashë se nuk u vumë në djeni për Mur, por se do të bëhej një mbledhje për të diskutuar rreth sigurisë së vendeve të Traktatit të Varshavës. Ndërsa në Moskë mbledhja iu kushtua çështjes së Murit të Berlinit.
Zoti Alia, nuk kemi dëgjuar që Enver Hoxha të ketë shkuar më në Moskë pas mbledhjes së 81 partive?
Efektivisht është e vërtetë dhe Enver Hoxha nuk shkoi ne këtë mbledhje, atje nuk shkoi as Mehmet Shehu. U autoriziova unë në emër të partisë që të kryesoja delegacionin në këtë mbledhje dhe unë bashkë me ministrin e Jashtëm, Behar Shtylla dhe një grup këshilltarësh kam shkuar në Moskë. Kjo ka qenë në vitin 1962, kam shkuar në Moskë, atje na pritën nga ana e sovjetikëve. Nuk më kujtohet ekzaktësisht dhe na çuan drejt në hotel. Të nesërmen në orën 10 bëhej mbledhja në Kremlin.
Në të njëjtën sallë ku ishte bërë mbledhja e 81 partive, ku ju keni qenë edhe në atë mbledhje?
Po në të njëjtën sallë, kam qenë edhe në atë mbledhje.
Më saktë brenda dy vitesh keni qenë dy herë në atë sallë në vitin 1960 dhe 1962 dhe të dyja rastet jeni përjetuar një moment historik. Si ju pritën kur të gjitha vendet përfaqësoheshin nga kryetarët e shteteve?
Aty ishin të gjithë sekretarët e parë të partive të lindjes, ndërsa nga sovjektikët ishte vetë Hrushovi.
Si u prit fakti që Shqipëria nuk përfaqësohej nga njëshi?
Po ky ishte edhe problemi që lindi aty. Kur unë dhe delegacioni hymë në sallën Gjeorgjevski, na pritën dhe na treguan vendin ku duhet të uleshim. Mbledhja ishte një kuadrat dhe tavolina jonë ishte e para, sipas alfabetit. Në krye ishte Hrushovi. Ne ishim në krahun e djathtë të tij në kënd. Kur hyra unë ishte Teodor Zhivkovi i Bullgarisë meqënëse njiheshim, u përshëndetëm. Dhe u ulëm në vend, në fund erdhi edhe Hrushovi. Dhe ai filloi ta hapë mbledhjen në këtë kohë, do të tregoj se çfarë ndodhi.
Kur Hrushovi tha se hapim këtë mbledhje të udhëheqësve të vedeve socialiste, u ngrit Ulbrihti, ai ishte sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, që ishte i interesuari direkt sepse Hrushovi tha se do të diskutojmë për Murin e Berlinit, sipas kërkesës që duhet të ishte bërë nga Gjermania.
Pra i pari që përmendi ngritjen e Murit ishte Hrushovi?!
Po. U ngrit Ulbriht dhe tha: "shoku Hrushov, jemi mbledhur këtu dhe shikoj që të gjithë sekretarët e parë kanë ardhur, por nuk shikoj që të ketë ardhur Enver Hoxha." Hroshovi menjëherë m'u drejtua mua: "Shoku Alia, ku është Enveri?"
I thashë: "Enver Hoxha nuk erdhi ne mbledhje se ishte pa qef."
Ju po gënjenit?
Sigurisht. Ai ishte shëndoshë e mirë. Por, duhet ta them më përpara se pse nuk vajti. Ishte prolem sigurie. Kishte një mundësi që ndaj tij të bëhej ndonjë atentat, ndonjë vepër për eleminimin e tij. Kjo ishte bazuar mbi fakte, mbi atë që ndodhi dy vite më parë.
Për ta kujtuar që në mbledhjen e 81 partive në Moskë gjate kthimit, anullohet fluturimi Moskë - Beograd - Tiranë dhe gjithçka bëhet me tren.... dhe arsye thuhet se ka qenë arsye sigurie.
Në Konferencën e Moskës, kur mbasi mbajti fjalimin e vet, Enever Hoxha dëgjoi edhe replikat e të tjerëve ishte data 29 nëntor, ishte Festa e Çlirimit në Shqipëri dhe duhet të ishte këtu medoesmos dhe atëherë vendosi të largohej nga Moska dhe u largua bashkë me Mehmet Shehun të dy. Mbetëm në Moskë Hysni Kapo dhe unë që e vazhdduam konferencën deri në mbarimin e saj. Enveri dhe Mehmeti erdhën me tren, kaluan në Budapest, pastaj në Itali, Bari dhe nga Bari me avion në Shqipëri.
Në '60-ën kishte vërtetë ndonjë dyshim? Pati sinjalizime?
Atëherë që kur ishim në Moskë në '60 pati një njoftim po them informacion nga rusë nga njerëz rusë nga ata që shërbenin për delegacionin tonë. Kur u largua delegacioni ynë nga shtëpia në Ambasadë. Sepse mbasi mbajti fjaimin e vet Enver Hoxha nuk ndenji më në shtëpinë e pritjes, por Enver Hoxha dhe Mehmet Shehun shkuan në Ambasadë.
Në shtëpi ndenjëm unë dhe Hysni Kapo. Që atëherë, njerëz të shërbimit rus na thanë se mirë bëri Enver Hoxha që u largua, sepse nuk i dihej dhe më treguan për një person që është jo i sinqertë që mund të përbënte rrezik. Mbas dy vjetësh ishte ky dyshim që mos vallë mund të ndodhte diçka.
Ti rikthemi edhe njëherë mbledhjes se vitit 1962 kur ju thatë se Hrushovi ishte i pari që përmendi ngritjen e Murit të Berlinit. Ulbrhit u ngrit dhe kërkoi përse nuk kishte ardhur Enver Hoxha...?.
Po e lamë te fakti që Hrushovi më pyeti pse s'ka ardhur Enveri. Unë i thashë se ishte pa qef dhe për këtë asye Komiteti Qendror i Partise vendosi që të jem unë përfaqësuesi i qeverisë shqiptare. Ai pyeti pse s'erdhi Mehmet Shehu dhe i thashë që edhe ai nuk ishte mirë prandaj udhëheqja vendosi kështu dhe nisi një debat mes meje dhe tij me fjalë.
Ai thotë që ne e dimë që ti nuk je sekretari i parë. "Po - thashë - une s'jam, por jam përfaqësues i PPSh-së dhe kam tagër që të përfaqësoj Partinë e Punës dhe të firmos çdo lloj vendimi për të cilin partia jonë do të jetë përgjegjëse." "Por, kjo s'mjafton - tha, - duhet sekretari i parë." "Por ja, - i thashë unë - është sëmurë. Si të bëj. Po nuk është kështu, atëherë ju lutem shumë" - në atë kohe ngrihet një tjetër, ishte Derzhi i Rumanisë, udheheqesi i Partise Rumune, ai iu drejtua Hrushovit, dhe i tha se ky delegacion (delegacioni shqiptar) nuk është dhe delegacioni që ndodhej në sallë, ai s'duhet të qëndrojë. Pastaj u ngrit Gmulka i Polonisë dhe tha se delagacioni duhet të ikë sepse ne s'mund të diskutojmë me çdo njeri, por duhet të jetë sekretari i parë. Perfundimisht, Hrushovi më drejtohet mua dhe më thotë - "shoku Alia, i dëgjove shokët? Ata thonë të ikësh." "Ata thonë por unë s'iki - i thashë - sepse unë kam ardhur të përfaqësoj partinë time." Atëherë ata ndenjën dhe shikonin njëri-tjetrin.
Sepse me dhunë nuk ju nxirnin dot?
Po, edhe Hrushovi tha: "shokë, bëjmë 10 minuta pushim.! U ngritën të tërë ata dhe shkuan në fund, ishte një bufe dhe shkuan atje të tërë. Ndërsa unë u thashë shokëve: "rrini këtu, mos luani. I shikonim ata, po pinin kafe...ne qëndronim ulur"
Dhe le të themi që kjo situatë zgjati..?
Ata prisnin të largoheshin ne. Bënë shumë marifete, filluan të shuajnë dritat e sallës, e ulën tonin. Filluan edhe pastrueset të shkojnë në tavolina për të na krijuar ne një ambient që të largoheshim. Erdhen edhe nga ata punonjës të aparatit të Komitetit Qendror te Partisë dhe më kërkuan që të largohesha. U fola dhe u thashë se puna juaj është kur të dal jo këtu. Unë s'dal prej ketu do të rrinim dhe njenjëm aty. Kjo zgjati gjysëm ore. Ata s'po hynin. Pas gjysëm ore erdhën brenda të tërë, por në vend që të uleshin në tavolina dhe secili morri cënten dhe dolën nga porta dhe ikën fare e shtynë mbledhjen për të nesërmen. "Nesër në orën 9!" - i njoftoi Hrushovi.
Pra ishit shkaku ju që dështoi mbledhja?
Sigurisht. S'kishin ç'të bënin tjetër. S'mbeti gjë tjetër vetëm të na merrnin me forcë. Por, pastaj dolëm andej dhe u larguam edhe ne.
Shkuat të nesërmen në mbledhje?
Jo, s'kishte më kuptim të shkonim në mbledhje.
Ndërkohë komunikuat me Tiranën?
Komunikova menjëherë, mora në telefon shokun Enver, bisedova me të dhe më tha "kthehuni në Tiranë". U nisëm të nesërmen.
Cila ishte arsyeja që gjithë vendet shtynë mbledhjen që mos ju kishin ju aty? Ishte thjësht perfaqësimi i ulët i delegacionit shqiptar, apo mbledhja realisht kërkonte praninë e numrave një në mbledhje?
Unë besoj se ajo ishte formale, aspekti pse nuk ishte Enveri. Ata donin njëfarë dënimi për Partinë e Punës që ju nuk e respektuat mbledhjen, nuk dërguat sekretarin e parë as kryeministrin, sepse kjo ishte mbledhje e sekretarëve të parë dhe thanë që më mirë të ikë ky delegacion se nuk ekziston për ne.
Zoti Alia, kur ju informuat Tiranën dhe Enver Hoxhën, cili ishte qëndrimi i Shqipërise le të themi për thelbin e kësaj mbledhjeje? Ngritjen e Murit të Berlinit dhe gjithë pasojat që e pasuan?
E vërteta është se ne nuk e morëm vesh menjëherë se do të ngrihej Murri i Berlinit. Ajo vetëm kur u shpall më vonë e mësuam se çdo të bëhet. Kur e morëm vesh, natyrisht, neve u habitem që arriti puna deri në këtë gradë sa të vihej një mur në një qytet dhe na u duk e çuditshme se si mund të mbrohet një qytet duke vënë një mur.
Pra, ju e interpretuat më shumë si çështje sigurie se sa si çështje ideologjike?
Si çështje sigurie, pa dyshim se nuk kish problem ideologjik, ky ishte problem sigurie mes dy gjermanive dhe asgjë më tepër. Pra, ky ishte edhe interpretimi ynë. Në atë kohë ishte Lufta e Ftohtë dhe çdo aksion dhe veprim shihej në këtë këndvështrim se çfarë persioni dhe prpjekjesh bëheshin kundër vendeve socialiste.
Zoti Alia patet një rrëfim interesant treguan se si keni qene ne mbledhjen kur ishte vendosur ngritja e Murit të Berlinit dhe peripecitë e delagionit shqiptar atje.
Mesa mbaj mend është vërtetë hera e parë që flas për këtë çështje.
Atëherë, ju thatë se qëndrimi i Shqipërisë komuniste ishte disi skeptik për Murin e Berlinit, që në njëfarë mënyre kërkonte të izolonte lindjen nga perëndimi. Më duket pak ironike,që këtë qëndrim e kishte një rregjim që e kishte praktikë izolimin e vendit nga perendimi apo edhe lindja. Ju kishit moton "Ne s'jemi as lindje dhe as perëndim!"
Tani ka dy probleme kur diskuton për këtë. Një problem është ideologjik dhe një problem kombëtar. Domethenë ideologjik se ne i përmbaheshim koncepteve tona marksiste - leniniste dhe nisur nga mendimet tona nuk ishim dakort me pikpamjet e kundershtareve tanë qofshin imperialistë, qofshin revizionistë. Problemi kombëtar është koncepti i mbrojtjes së atdheut, kufijve dhe lirisë e pavarësisë së tij. Neve kemi qënë konsguentë edhe në planin ideologjik, ku mundet edhe e kemi teperuar ndonjehere.
Ndonjëherë?!!!
Po mirë, jam dakord me ty që kemi qenë mjaft ekstremë ne atë drejtim por kemi qenë korrektë dhe të vendosur në mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë. Për 40 vjet Shqipërisë nuk i ka ndodhur asnjë gjë e keqe. Dhe ka qenë pushteti popullor me Partinë e Punës që ka mbrojtur këtë. Ne nuk hezituam të nxirrnim jashtë kufijeve flotën ruse në Vlorë, kur ne e konsideruam se ajo përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare.
Megjithatë, duhet të biem dakord të dy, për faktin që regjimi juaj mbronte jo thjesht me pasion, por me masa ekstreme sigurinë kombëtare ishte se kjo ishte mënyra më e sigurt se ju do të qëndronit në pushtet sa më gjatë apo jo?
Unë s'do të jem dakord me këtë ide sepse ju e personalizoni çështjen e mbrojtjes së atdheut.
Jo, une po them se kishte diçka personale te ju.....
Jo s'kishte asnje gje personale sepse per mua atdheu është nje nocion jopersonal. Atdheu është nje pasuri e te gjitheve, e te gjithe popullit, askush nuk ka te drejte qe te thote qe te jete i lire apo jo apo te vendose qe kjo pjese është e jona apo ta falim.
Pra, ju për shembull po te kishit qene akoma ne pushtet nuk do ta kishit nenshkruar këtë marreveshje të kufijeve me Greqine..?
Une s'di kontretisht si qendron ajo marreveshje...
Po thone qe greket do te marrin ujrat deri ne 900 metra larg Sarandes.
Nese është e vërtetë qe marreveshja qe është bere me Greqine.........
Pritet te miratohet nga Kuvendi te henen.
Nuk e di a do ta miratoje Kuvendi, por neqoftese kjo marreveshje vërtetë parashikon qe nje pjese e ujrave territoriale te vendit, jo me qindra kilometra, por edhe me nje meter katror është krim. Krim kombetar dhe nuk duhet ta aprovoje as Kuvendi as qeveria jone.
Ne fakt nga rregjimi juaj trasheguam edhe nje gjendje lufte me Greqine. nuk mendoni qe është mire qe kjo gjendje perfundoje?
Tani me fute ne politiken e jashtme. Kur kemi vemdosur marrdheniet diplomatike me Greqine ka qene viti 1987 ka qene minister i jashtem Papulias qe sot është president i Republikes se Greqise dhe mbaj mend qe kur e kam pritur Papuliasin heren e pare apo te dyte. Papulias me komunikoi; zoti president ju njoftoj se qeveria greke e hoqi ligjin e luftes mes Greqise dhe Shqipërise. Natyrisht, ishte nje gezim nje kenaqesi e madhe dhe ja shpreha atij direkt se kjo i hap rrugen marrdhenieve te ngushta mes dy popujve tane sepse kemi shume gjera te perbashketa, intersa te medha nje te ardhme te perbashket dhe ta them sinqerisht kam mbetur i mahnitur kur kam marr vesh me vone se gjendja e luftes vazhdon akoma sepse nuk e ka aprovuar vendimin Parlamentin grek, i cili duhet ta miratonte se ate e ka firmuar mbreti i gerqise. Dhe Parlamenti akoma nuk e aprovon.
Une kam patur diskutim miqesor me nje ambasador grek dhe i thashe se kam mbetur i ofenduar sepse kur Papulias me tha keshtu une e besova se është hapur rruga per te zgjidhur te tera problemet qe kemi ne me Greqinë midis te tjerave edhe me problemin çam. Problemin e pasurive te tyre vajtje-ardhjes familjeve qe është nje problem njerezor jo me politik. Ai me shpjegoi: zoti Alia mbreti e ka firmosur, sepse Parlamenti se ka bere sepse asnje qeveri nuk ja kerkoi Parlamentit grek. Pra marrdheniet tona me greqine nuk mund te jene miqesore dhe vllazerore sic duhet te jene nese mes dy vendeve tona nese nuk ka qartesi. Pse te lihet nje problem kombetar ne mes. Mire ligji i luftes per te cilin une akoma ngul kembe nuk është e drejte qe te jete ne fuqi. Ai duhet eleminuar. Tani kemi hyre ne nato jemi aleate me greqi,. Cdo bejme do luftojme. Ne Nato dhe ne gjendje lufte?! Anakronike.
Zoti Alia, është interesante sepse ju thoni qe qeveria shqiptare ne vendimin e Murrit te Berlinit kishte pak patriotizem brenda. Me kujtohet qe ne 1981 ne kohen e demostratave ne Kosove, Gjermania Perendimore mbajti nje problem pro ne interpetimet thuhej se ata e kuptonin ceshtjen e Kosoves sic e kuptuat ju ceshtjen e dy gjermanive. Qeveria e Tiranes mbeti mes dy mureve. Atij ideologjik dhe atij kombetar. Pse kjo qeveri mbeti e izoluar per me shume se 40 vjet dhe u duk sikur e harroi murin ndares me Kosoven?
Jo, ke gabim te dyten. Por këtë qe thoni murin ndares kombetar. Kurre ndonjehere nuk është harruar Kosova nga ana e pushetetit tone nga ana e partise sone dhe koncepteve tona. Kosova ka qene nje problem i madh per te cilin është kujdesur Partia. Ka thene fjalen e vet. Pro duhet kuptuar nje gje. Cfare fjale mund te thuheshe??. Degjova nje historian qe tha se kur ishte divizioni i 5-të, une kam qene komisiar i divizionit. Kur ishte ky division nuk duhet te largohej nga Kosova dhe Kosova do ishte e jona. Te mendosh keshtu është nje budallallek dhe nje absurditet sepse te qendronte divizioni yne ne Jugosllavi domethene te hynte ne lufte me jugosllavet!!!.
Po pse nuk jane vlente te hynit ne lufte ne ate kohe. Ndoshta ishte momenti me i mire per ta rimare Kosoven?
Po jugosllavet ne ate kohe ishin fuqia e dyte ose e trete ne Evrope dhe majft e forte. Mos harro se Jugosllavia dhe Greqia,...
Vete na keni thene se Jugosllavine e cliroi ushtria e kuqe, ushtria jugosllave dhe ushtria nacional clirimtare....ju keni ngritu këtë mit
Ushtria jugosllave ishte e forte dhe divizioni yne ishte dicka e vogel qe te futej ne lufte. Nuk behej me force ushtarake ashtu sic nuk u beme me vone ashtu sic nuk behej sot. Ka ikur ajo kohe nuk behet me lufte. Edhe kur ishte Jugosllavia e Titos, me te cilin ishim kundershtare nuk e ftuam asnjehere kosoven qe te bente kryengritje sepse e denim qe ishte e rrezikshme.
Por, i mbeshetet demostratat e 1981. Mjafton te kujtoj editorialet e Enver Hoxhes te "Zeri i Popullit" kane qene disa.
I mbështëtem shume. Une po te them se kam qene pergjegjes i shtypit ne ate kohe dhe drejtoja këtë lloj propagande ne ate kohe dhe kane qene 12 artikuj disa nga ato i ka shkruajtur Enver Hoxha sepse ishte i interesuar direkt si udheheqes i partisë. Nuk është se ka qene nje mur qe nga ndante. Ne jemi kujdesur per Kosoven por gjithmone me mend dhe jo me aventure. Aventure skemi bere.
Aventure qe mund te rrezikonte stabilitetin e rregjimit ne Shqipëri?
Jo stabilitetin, por rrezikonte vete Shqipërine.
Zoti Alia, ti rikthehemi edhe njehere faktit qe jemi 20 vjet pas rrezimit te Murit te Berlinit. Shqipëria 1 vit e nje muaj me vone edhe Shqipëria theu murin e saj te Berlinit. Megjithate rregjimit qe ju drejtuat bashke me Enver Hoxhen mbeti edhe nje rregjim i izolimit. Te levizjes se lire te njerezve dhe kjo kur oferat per Shqipërine nuk munguan. Majft te permend largimin nga Traktati i Varshaves ne '68-ën dhe oferta gjermane ne vitet 80 kesaj rradhe me karoten ekonomike por dhe ajo nje oferet e mire qe Shqipëria te shkeputej nga blloku komunist. Te perditshmet shqiptare botuan se fundmi bisedat qe ju bete me Enver Hoxhen per oferten gjermane pas vizites se guvernatorit te Bavarise Shtraus dhe duket se pertej bisedave qe keni bere me Enver Hoxhen duket se ju por te gjithe ju personalisht keni qene ne kerkim te cdo preteksti per te refuzuar ofereten gjermane. Perse zoti Alia Shqipëria humbi dy raste qe ajo te liberalizohej dhe ti bashkohej Evropes se zhvilluar perendimore?.
T'i marr me rradhe gjerat. Se pari është e vërtetë qe sistemi yne politkik ishte nje sistem i mbyllur, domethene ato konceptet.. tona mbi luften e klasave mbi pavaresine ideologjike mbi rrugen tone pa dyshim na kane nxitur na kane cuar drejt nje mbyllje qe ka qene reale. Flas per nje mbyllje politike por ajo është shoqeruar edhe ne fusha te tjera megjithese ka patur disa levizja ne fushen e kultures apo sportive por ka qene te vogla.
Sepse i prisnin me pare ato. Sa dukej qe dicka clirohej,....qe ne vitin 1971 keni qene edhe vete minister i kultures atehere, menjehere binte sepata ulej perdja burgoseshin njerez. Perde e hekurt ka qene duhet ta pranoni?
Nje vizatim i tille nuk ka qene, por e kam fjalen ketu e verteta është se ka patur nje politike te mbyllur edhe ne planin kombetar ne marrdheniet me te tjeret ky është realiett qe nuk e mohoj, por qe te vij konkretisht rastet qe permendet ju. Une mendoj se ne te dyja rastet nuk humbem gje sepse nuk ka patur oferte konkrete. Po marr këtë te Shtrausit. Ai erdhi ne vitin 1984. Ai pat ardhur heren e pare nga Mali i Zi. Ka qene gjalle Enver Hoxha dhe kemi biseduar me Enverin, une kam biseduar dhe kemi arritur ne mendimin se duhet pritur mire dhe duhet biseduar dhe ne me këtë rast do te shtronim problemin e reparacioneve te luftes nga gjermania sepse Shqipëria u shkaterua nga lufta dhe nuk ka marre asnje gje.
Kane marre te tjeret, jusgosllavet kishin marre.
Ne forme kredie sepse atyre ju a ndalonin konventat nderkombetare qe te paguanin reparacionet e luftes.
Ne forme kredie sidoqofte.
Dhe qe ne i refuzonim sepse i kemi patur edhe ne Kushtetute qe ne i refuzonim kredite... Është e drejte une nuk kundershtoj cka është e vërtetë por mbas bisedimeve qe jane bere ne fund te fundit, shtrausi vendosi qe Shqipërise t'i jepen 20 milione dojc marka nga te cilat 10 milione falas 10 ne forme kredie dhe këtë ne forme kredie qe te vij te neni i Kushtetutes, une e kam propozuar ne byrone politike qe per rastin gjerman duhet te mbyllim syte dhe duhet ta pranojme.
Pra ju ishit pro ofertes gjermane
Po
Kush e kundershtoi?
S'ka patur kundershtim per te
Po pse nuk ndodhi?
Ndodhi, ajo është marre.
Ndodhi ne 1988?
Ndodhi ne ate kohe. Bisedimet kane filluar ne 1984. Ne 86 erdhi heren e dyte shtrausi ne 87 erdhi Gensheri. Kredia ishte aprovuar,
Ne 1988 Shtrausi vdiq atehere. U fol atehere ne humorin e zi te Tiranes se ia morri shpirtin Ramiz Alia
Jo bre burre. Sja kam marre shpirtin askujt.
Askujt!! Rregjimi qe keni pasur ka qene nje rregjim dictatorial.
S'kemi patur pune me shtrausin.
Fola per humor te zi zoti Alia.
E di por është nje humor i pagoditur...Por thashe qe katandisi e tera ne 20 milione dhe ne keto i kemi marre prej gjermaneve dhe kam pershtypjen se ajo oferete e gjermaneve ka vazhduar 10 vjet dhe ka ariur deri ne vitiet 90. nuk ka patur shanc te humbur sepse ai qe u dha u fitua. Me tej ishte ajo qe thate edhe ju dhe qe thane gjermanet se ne nuk japim dot kredi dhe ne shtruam ceshtjen e Jugosllavise, sepse na e ka ndaluar konferenca e Londres.
Pak shkurt, per shancin tjeter te humbur. Cfare oferte mungoi, ju iket nga traktati protestruat kunder tankëtë ruse per te shtypu protesta e prages, Dhe sfituam gje.
Ju pretendonit qe tju merrte dikush ne telefon dhe tju thoshte a do vini tani ne NATO?
Jo ka dy momente, une e theksova ne fillim qe politika jone ishte e mbyllur me boten e jashtme dhe pikerisht ketu desha te bej nje sqerim te vogel. Ne nje fare viti nuk mbaj mend kam takuar senatori italian Piccoli bashke me Tacianin ishin dy senatore italiane kane qene edhe kryeministra dhe i kam pritur dhe ata me shtruan këtë ceshtje qe me shtron ti. Ata me thane se prese zoti Alia juve jeni shume te mbyllur dhe nuk bete asnje gjest qe te afroheshit me perendimim dhe une ju pergjigjia pak a shume këtë qe te thashe edhe ty. Po është e vërtetë qe neve ne politike tone ishim te mbyllur dhe kemi bere shume pak hapa ne afrimin me boten, por me lejoni ju bej nje pyetje. Pyetja ime është kjo ju e keni ndjekur qe Shqipëria hyri ne konflikt me ruset ne 1960, e dyta thashe ju keni ndjekur qe ne vitin 1962 ne perzume Floten Sovjetike nga Vlora. Une di, ju me korigjoni, qe juve ne Otranto mbanit 5 divizione te armatosura si mbrojtje ndaj ruseve, po thane është shume e vërtetë. Pra ju harxhonit miliarda atje. Vazhdojme me tej. Ne e hoqem ushtrine ruse këtëj. Ne 1968 neve jo vetem aq por e braktisem Traktatin e Varshavës. Nje pyetje... Ju italianet fqinjet tane qe po kujdeseni per ne a e pyetet veten ndonjehere; more po c'bejne keta shqiptaret e shkrete. Kane nevoje per ndonje gje, si ti ndihmojme si ti perkrahim.
Pra ju thoni se s'ka patur asnje lloj sinjali apo ngacmimi qofte edhe indirekt?
Te them pergjigjien. Pergjigjia e zotit Piccoli ishte kjo neve nuk benim asnje hap ne drejtim tuaj sepse Shqipëria konsiderohej zone e influences sovjetike dhe ne nuk kishim guximin te benim akt ndaj Shqipërise sepse kishim friken e Moskës. E dyta mos harroni qe ne qeverine italiane nje rol vendimtar luan partia komuniste italiane e cila ishte e lidhur me ruset dhe ne asnje menyre nuk pajtonte qe ne te bejme nje hap pozitiv ndaj Shqipërise.
Atehere po ju a permbys pyetjen. Ne rast se do te kishte ardhur zoti Alia, ne 1968 nje oferte konkrete nga blloku perendimor ju do kishit thene po?
Une nuk di mund te thonim po dhe jam i bindur qe do ta prisnim pozitivisht sepse ne me vone vendosem marrdhenie me vendet ish socialiste me te cilet u nderpreren marrdheniet tona dhe ne vitet 80 vendosem marrdhenie me ta ne fushen ekonomike sic vendosem marrdheniet me Jugosllavine dhe me Italine dhe Francen ne nje plan te intersit reciprok nuk kaluam ne ne kredi, por ne marrdhenie recpikroke qofte me Francen qofte me Italine, Gjermanie dhe vendet e lindjes ne filluam te veprojme por gjithmone e theksoj gjithmone me doza te kujdesshshme kjo ka qene taktika dhe politika jone ne ate kohe.
Zoti Alia tju rikthej 20 vite me pare. Si e moret vesh lajmin e rrezimit te Murit te Berlinit
E mesova nepermjet radiove e informacioni është i fuqshem dhe ne ate kohe vlonin radiot e botes. E korrem vesh menjehere per ate cka po ndodhte ne Gjermani dhe cfare ndodhi me te rinjte gjermane qe kaluan ne Gjermanine Perendimore. Ne austri ata demostruan fort kunder rregjimit te Gjrmanise Lindore.
Cili ishte veprimi juaj i pare qe bete si komandat i forcave te armatosura si sekretar i pare i Parties se Punes. Ke morret ne telefon?
Menjehere jemi mbledhur dhe kemi diskutuar per ate qe po ndodhte duke marre te dhena edhe nga ambsadata, ne kemi patur ambasade ne Berlinin Lindor. Ne ate kohe nuk u kufizuan ngjarjet vetem ne Berlinin Lindor, ne ate kohe filluan menjehere ne Poloni Çekosllovaki, Hungari Bullgari dhe Rumani e cila ishte me e vone se te tjeret pati dhune dhe perfundoi me vrasjen e Çausheskut dhe gruas se tij Helenës.
Skenar qe mund te ketre ngjalle jo pak frike edhe ne Tirane apo jo?
Mundet te këtë ngjallur edhe frike, frike ne kuptumin.
Destabilitetit qe mund te sillte...
Frika nuk është nje koncept personal. Frika është nje koncept qe kalon kufirin e individit, cdo ndodhte me vendin cdo ndodhe me atdheun.
Kur shikon ato pamje tragjike te Çausheskut te shtrire ne nje haur, dy dhunuesit per gati 40 vjet te Rumanise, është edhe personale apo jo
Është edhe personale pa dyshim por ne raste te tilla pa dyshim problemi kryesor është c'behet me vendin. Ajo qe thua dhe drejt e ke nocioni ose ideja e dominose dominonte ne ate kohe edhe propaganda e botes se jashtme fliste per këtë proces dhe kush kishte mbet dominoja e fundit, dominoja e fundit ishte Shqipëria. Ky ishte koncepti dhe deshira e te tjereve, qofte nga lindja qofte nga perendimi.
Ju nuk e mendonit zoti Alia. Me sa mbaj mend une ato minireformat e liberalizmit kryesisht ne bujqesi dhe ekonomi ju i kieni nisur para rrezimit te Murit te Berlinit dhe besoj se kane pasuar edhe zhvillimet ne perandorine sovjektike me Gllasgosin dhe Perestrojken por me te vogla se reformat e Gorbacovit. Perse erdhi ndryshimi me rritme te ngadalta.. doja tju pyes ky ishte nje vendim i udheheqjes politike apo nje mendim i juaji personal?
Po. Per ate cka jane personale une i them sic thashe ate te Moskës. Te tjerat them c'kemi bere te gjithe nuk ve gisht te asnjeri. Lidhur me ndryshimet qe beme. Nje fare liberalizimi dhe disa ndryshime ne ekonomi dhe te jetes politike ne pergjithsesi nuk u diktuan vetem nga rreziku i jashtem apo influenca qe mund te vinte sepse ngjarjet e Berlinit erdhen vone ne reformat i filluam ne 86. po pse i filluam? Problemi është i thjeshtë. Duhet patur parasysh qe gjate zhvillimit te vendit dhe ekonomise deshira per te cur para per te zhvilluar bujqesine dhe ekonomine na kishte shtyre ne disa veprime pak te nxituara. Une mendoj qe ishte e nxituar kolektivizimi i bujqesise, kolektivizimi total. Aq me teper te nje fshataresie qe s'kishte toke. Ne 1945 toka i perkiste pak njerezve.
Edhe ata shqiptare ishin
Shumica s'kishin fare. Kolektivizimi ishte domosdoshmeri, por ekstremi ishte i panevojshem. Nuk ishte e domosdoshme qe ne t'ju merrnin fshatrave bagetine dhe qumshtin duhet ta merrte ne koperative. Keto gjera neve na detyruan qe pas vitit 86 beme disa reforma qe u dhame fshatareve nje pjese te tokave te koperativave nje pjese te bagetise, hapem tregun fshatar qe te krijoheshin lehtesi. Keto ishin masa te druajtura te kujdesshme jo me vrull te madh. Dhe befas vjen Murri i Berlinit dhe muri shtroi problemin para nesh qe po krijohet nje situate e re. Qe ne duhet t'i dalim para rreziqeve te tjera qe mund ta demtonin zhvillimin e vendit tone. Dhe per pasoje u mendua se reformat dhe mundesite e zhvillimit te ishin me progresive.
Megjithate, koha tregoi se ishte me ju, sepse pak muaj pas tetorit '89 kur me mijëra gjremane cane kufirin, mos gaboj ne budapest u dynden me qindra gjermane me absadat e huaja,. Vetem pak muaj me vone ne Tirane krijohet e njejta situate. Fillimisht me familjen Popa e cila kerkon strehim politik ne ambasaden italiane, nje ngujim qe zgjati disa jave i dhimbshem do te thoja por me ne fund me nderhyrjen nderkombetare ceshtja zgjidhet. Vetem pak dite me vone ndodh dyndja ne ambasada. A ju kujtua Murri i Berlinit kur pate qe po ju perseritej e njejta gje ne Tirane?
Nuk ka dyshim qe mbas ngjarjeve te Berlinit per ne ishte nje problem shqetesues zhvillimi i metejshem dhe ishim te preokupuar se cfare mund te ndodhte tek ne. per shume prokupant ishte presioni qe do kishim edhe nga jashte jo vetem presioni i brendshem sepse ajo qe thame dominoja e fundit u shpik ne Evropen Perendimore, prandaj edhe shqetesimi yne ishte edhe me i madh. Prandaj nuk ka dyshim qe rreziku i jashtem do kishte efekt edhe ne Shqipëri. Juve thate familjen popa por une sdo ta fusja ne këtë kuader..
Po por mund ta kalonit edhe pak me heret, ne dhjetor 89 janar 90 arratisja e disa ushtareve demostrata ne Shkodër ne Kavaje, demostrimi i heshtur ne Tirane.
Ajo qe ishte me pikante ishte futja ne ambasadat e huaja. Ishim 5 mije te rinj qe u futen ne ambasada ne Tirane. Ky ishte nje akt...
Kryesisht rrugecër dhe te paedukuar u etiketuan nga rregjimi i asaj kohe...keshtu keni thene apo jo?
Duhet te kesh parasysh qe ne cdo moment ka nje gjuhe te caktuar. Perdoret nje gjuhe per ta qetesuar te tjeret.
Sot nuk mendoni keshtu?
Fakt është se nuk ishin te gjithe rrugace,
U futen edhe familjare edhe intelektuale..
Po por nuk mund te themi se u futen elite. Nuk u futen ne këtë stad, universitaret. Ky është realitet dhe ky realitet te ben te mendosh pak se ata qe u fyten, cili ishte shkaku. Nuk ishte vetem shkaku politik.
Kishte edhe arsye ekonomike
Padyshim. E dyta qe është shqetesuese per ne pikerisht per ne te ane kohe ne korrikun e vitit 1990 Kosova po ngrihej. Ne Kosove po mblidhej Kongresi i..... Kacanikut
Po Kacanikut. Domethene kishte nje fare......
jo une vetem po e shtroj si problem
Është dicka qe ne si gazetare, publikisht dhe jo publikisht, e kemi diskutuar, pasi mungesa e informacionit apo informacionet ne ate kohe ka ushqyer me shume teori konspirative se sa te verteta. Megjithate per ta mbyllur pazgjidhshmerine teorine e dy mureve qe biseduam edhe me heret, por ate dite me 2 korrik. Me heret ka qene deklarata e kacanikut, rreth ores 7 te mbremjes duke filluar nga rruga e kavajes mes te shtenave te policise qe ruante ambasadat. Kamioni i pare can rrethimin e policise dhe me pas murin e ambasades gjermane dhe me pas dynden edhe te tjere nga muret anesiore dhe rruga qendrore. Si ka mundesi qe po ate dite nje ngjarje teper e madhe ne Kosove ndodh edhe nje gje e tille ne Shqipëri dhe si ka mundesi qe keshtu është perseritur gjithmone. Sa here ka patur nje ngjarje ne kosove dicka ka ndodhur ne tirane apo ne shqipei. Ju si ish president i Republikes a keni patur informacione me pare apo me vone ne lidhje me këtë lidhje te cudisthshme.
Kjo lidhje është reale. Ne 2 korrik ne Kosove ne 2 korrik ne tirane. Atje positive ani serbe ketu negative anti qeverise shqiptare.
Le te themi levizje anti qeveritare. Mbas kaq vjeteve le ta quajme me këtë emer
Po keshtu ka ndodhur edhe me vone qe mos permend edhe raste te tjera
Po ke raste ne 1991 n 1996 ne 1998 ne 2008. Cdo njeri duhet ta mendoje edhe e mendon...
Jam dakort zoti Alia por qe te besh nje analize duhet te kesh informacion. Prandaj une po ju pyes a ka patur informacion qe i lidhnin keto dy ngjarje. Ju kishit fakte
Une nuk kam patur informacion por ngjarja me ka bere pershtypje dhe gjithmone kemi qene difidente ndaj serbeve..
Pra qe ata mund te kene patur dore....
Gjithnje kemi qene defidente
Edhe ne 2 korrikun e tiranes?
Ne kuptimin difindente, serbet gjithmone jane munduar te krijojne probleme te medha ne Shqipëri per te mos lejuar kosoven te ece para ne menyre qe te shtypin vullnetin e kosovareve. Sepse nje Shqipëri ne gjurulldi nuk është inkurajim per kosove. Kjo ishte logjika serbe. Sepse kosoves s;kishin ci benin, ta shtypnin ishte e rende por ta ndalonin ishte me lehte. Parndaj nje provokacion ne Shqipëri ishte me i lehte se sa shtypja e kosoves. Këtë llogari serbe ne e kemi patur parasush.
Le ti rikthehemi situates ne Shqipëri. Pas 2 korrikut dhe vizites se peras de ku Aliar, u duk sikur gjerat po percepitonin dhe pikerisht ne këtë kohe hiqet denimi politik per kalimin e kufirit cka u interpretua si hap progresiv dhe demokratik dhe megjithate fillojne vrasjet ne kufij te njerezve qe kerkojne te arratisen te nxitur edhe nga lajmi qe tani kalimi I kufirit nuk është me pasoja per familjaret e tyre dhe per ta nese kapeshin, por ata su kapen shume u vrane ne kufi deshmite flasin per skena rrengjethese per njerez qe terhiqeshin publikisht ne rruget e sarandes apo te shkodres si per te treguar se kush ekrkon te kaloje kufirin do perfundoje si keta. Jam ne djeni se ka patur nje dispozite qe per kalimin e kufirit shkonte deri ne nderhyrjen me are nga rojet kufitare. Megjithat e ne interpretimin politik nuk paraqet nje kontradikte, nga nje ane hiqnit ligjin dhe nga ana tjeter vrisnint njerez ne mos tregon kjo kontradiktet mes rregjimit nje pjese qe kerkonte liberalizimin dhe nje pjese kundershtonte me force.
Une s'dua ti ve keto emra qe me pyete ti..
Une i kisha pyetje. Ju vendosni emrat
Ti je gazetar dhe ke te drejte te thuash ate qe mendon, tani une po te them si e mendoj propblemin. Ligji qe u be ne fillim... ti e di qe ne ate kohe kalimi i kufirit konsiderohej tradheti kobmetare dhe per tradheti ka pushkatim dhe burg. Ky ishte ligji i pare. Ne këtë ligj ne e hoqem, sepse smund te ishte keshtu pas ngjarjeve te korrikut ne kuader te gjithe masave per lehtesim per nje zhvillim demokratik te jeets se vendit. U hoq ligji por ka nje gje qe kalimi I kufirit gjithmone është kundravajtjae, por dale..
Njerezve ju thate qe nuk është tradheti por nuk ju thate qe është kundravajtje dhe qe per këtë vritesh.? Ku ishte vendi I gjithe udheheqjes apo kishte perplasje
Une kesaj te dytes nuk i jap pergjigjie. Është fakt qe jane vrare ne kufi me greqine apo jugosllavine. Kalimi i kufirit është i veshtire, nuk kalohet lehte.
Zakonisht te vret kufitari i krahur tjeter
Siodoqofte njeri te vret. Ki parasysh kohen e sotmshme jemi ne Nato dhe ska pse te vrase as ai sa ti.
Pra nuk nuk keni nje pergjigjie ndaj pyetjes sime. Ka patur dy qendrime ne lidhje me këtë ceshtje apo ishte taktiket e zgjedhur?
Nuk ka patur taktike, vendimi ishte korrekt qe ne kufi te respektoj ligji por jo per te vrare ne ate kohe qe u be ajo. U be qe kundravajta... te kapeshe dhe coje gjyqit por jo te vrase.
Atehere kush i beri keto vrasje?
Une nuk di qe jane bere me urdher. Sigurisht qe ka patur njerez qe kane dashur te krijojne probleme per shtetin dhe qeverine per te penguar proceset demokratike ne vendin tone. Ku ka qene nje problem qe e kane patur te gjithe rregjimet e bllokur lindor. Prandaj po ju pyes kur moret vesh rrezimin e Murit ju me ke ishit, me Gorbacovin apo Honekerin.
Une s'kam qene me asnje me Honekerin ishim ndare perfundimisht qysh nga 60 Gorbacovin se kam njohur personalisht, por padyshim i kam ndjekur, rrugen e tij qofte Perestrojken apo Gllasnosin dhe prej tyre kam patur mendime pozitive qe mund te mendonin ne zhvillimin e demokracise ne vend. Persa i perket per cfare mund te ndihmonin ne Bashkimin Sovjektik nuk kam patur besim dhe realiteti tregoi se spati sukses.
Ndryshimet ne Shqipëri mund te kishin ndodhur jashte vullnetit tuaj?
Nuk mendoj duhet te besh nje hamendje te veshtire te hamendoj per këtë gje mund te ndodhin apo jo.. Mund te ndodhinin nese nuk do nisnit procesit e liberalizimit para studenteve ne dhjetor, pra ishte i mundur ketu skenari i Rumanise. Une nuk e shikoj ate rrezik ne menyren se si u zhvilluan ngjarjet. Kur ndodhi levizja e studenteve une doja te dija se c'donin, dhe me thiren studentet per takim, ne oren 1 : 30 pas mesnate, kam shkuar nga shtepia ne sallen e Universitetit ishin nja 30 40 veta dhe bisedova me ta dhe natyrisht une nxora konkluzionet e mija.
Aty patjeter kur une bisedova me studentet kur pashe ate... qellimi im nuk ishte me qe kjo levizje e studenteve te shuhej, nuk e kisha këtë synim. Mendimi im ishte qe kjo levizje te organizohej te hynte ne rrugen e mbare, u thashe te shkonin neser ne universitet dhe mbasdite mblidhuni te gjithe ne Pallatin e Kultures dhe do te vij dhe bisedoj atje konkretisht shtronin cfare te doni. Deshira ime qe levizja e studenteve ti sherbente zhvillimit te vendit, te evitohej themelorja, te evitoja gjakderdhjen mos ndodhte sepse per ndryshe ne ate nervozizem qe kishte qofte nga e majta jo nga e djathta me shume. Mund te ndodhte nje gjakderdhje qe do ja kalonte asaj te rumanise ku do vriteshin njerzit rrugeve.
Si e shpjegoni fakti qe 20 vjet pas rrezimit te Murit nostalgjia ne nadelt e ish Gjermanise Lindore eshte e madhe ndërsa ne Shqipëri nuk ka pavaresisht pakensqesise qe kemi ne.
Ne Gjermanine Lindore e kam degjuar edhe une qe ka nje nostalgji vecanerisht ne aspektin ekonomik sepse ne ate kohe u dukej me e mire se tani. Ketu ne Shqipëri nuk mund ta them qe ska nje nostalgji.
Nuk ka sepse shikohet kur ka zgjedhje partite komuniste s'marrin as 1 mije vota se bashku, vetem nese pranojme pastaj qe komunistet reale i kemi te shperndare ne partite e tjera?
Edhe mund te jene shperndare por nuk e kam aty fjalen. Neqofte se do them edhe nje gje tjeter qe une kam degjuar edhe ju keni degjuar qe ka njerez qe thone: ku je o enver hajde njere te vendosesh rregull ketu.
Ju e dini shume mire qe nese do rikthehej nuk do qendronte 24 ore
Ka njerez qe e thone edhe këtë. Une nuk e mas nostalgjine ne ate forme. Problemi është gjetiu, duhet te shikojme si shkojne punet ketu. Veshtiresi te medha ekonomike ka dhe duken te populli i thjështë, u be 20 vjet ky tranzicion dhe ne keto 20 vjet ky popull qe ben shumicen e ketij vendi..... pashe ne top channel nje djale qe nuk kishte te hante dhe kerkoi ndihmen e top channel se po me marrin shtepine. Po sa ka si ai, prandaj ne këtë gjendje egziston. Problemi është si ky vend te perparoje te luftoje korrupsionin te luftoje ate manine e politikes shqiptare qe perpiqet te kape leke se sa te punoje per popullin.
Sokol Balla
Top Story











