Rama reagon per stadiumin Basorelievet turperonin edhe Realizmin Socialist

Rama reagon për stadiumin: Basorelievet turpëronin edhe Realizmin Socialist

Kryeministri Edi Rama reagon pas komentit të drejtorit të ALUIZNI-t Artan Lame për prishjen e tribunës së stadiumit "Qemal Stafa".

13920726_10153921397476523_2538095624595456150_n
Teksa Lame kërkonte ndjesë, sipas Ramës, "ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore".

13925005_10153921396991523_5463791793728683952_n
REAGIMI I RAMES:

NJE VEPER BRENDA VEPRES KTHIMI NE IDENTITET I FASADES SE ARENES KOMBETARE
Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i'a mballosën fasadës së "Qemal Stafës") dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore? Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.

13938512_10153921397441523_5582330620715573034_n

Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standartet profesionale nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli????

Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio???

Prandaj, edhe njëherë #QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj??????????

13891947_10153921397056523_8943636803463737851_n
Por në një status të 27 prillit Rama akuzonte kritikët se hedhin baltë mbi gjithçka duke dhënë garanci se e gjithë fasada do të ruhej.

13939363_10153921397316523_2709206138298130867_n

Në statusin që po e publikojmë të plotë Rama nuk e ndante fasadën nga dy basorelievet.

"Per qorrat qe s'duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s'ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e "Qemal Stafes" (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve. Dhe vertet s'kemi pare gje akoma, sepse gjate zhvillimit te projektit nga ideja ne realitet, transformimi do te jete spektakolar. Pa asnje dyshim Arena Kombetare do te jete nje nga stadiumet me te bukur te Europes".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama