Paralajmerimi Lulzim Basha Nuk mbajme me pergjegjesi per dhune

Paralajmerimi, Lulzim Basha: Nuk mbajme me pergjegjesi per dhune

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar dje se mund të heqë dorë nga protesta paqësore, duke kaluar në dhunë. Edhe pse po organizon mosbindjen civile në Kavajë, Basha tha se përgjegjësinë për akte të mundshme dhunë nuk e mban më ai, por Edi Rama.

“Përgjegjësitë do ti kenë provokuesit. Që do të thotë se për hir të kupolës së vjetër që ka marrë peng Shqipërinë, ne nuk do të lejojmë marrjen peng të zgjedhjeve”, tha Basha.
 
Ndërkaq, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët e degëve, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Bujar Nishanin në Presidencë për rreth 30 minuta.
 
Pas takimit me Nishanin, kreu i opozitës ka takuar ish-kryeministrin Berisha.
 
Në daljen e parë për mediat, pas takimeve me Nishanin dhe Berishën, Basha përsëriti se PD nuk ka ndryshuar asnjë nga qëndrimet e saj, ndërsa theksoi edhe njëherë tjetër se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë as pas 10 apo 100 vitesh.
 
"Qëndrimet tona i keni, qëndrimi i djeshëm është i djeshmi i sotmi dhe i nesërmi.
 
Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të patur më në Shqipëri, as sot as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh”, tha Basha. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama