Aksident i dyshimte/ Vdes drejtori i burgut grek ku u torturua per vdekje shqiptari Ilia Kareli

Aksident i dyshimte/ Vdes drejtori i burgut grek ku u torturua per vdekje shqiptari Ilia Kareli

Drejtori i burgut grek të Malandrinos, ku u torturua për vdekje shqiptari Ilia Kareli apo ndryshe Kudret Kume, ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Siç raportojnë mediat greke, Vasilis Gorxias ka dalë nga rruga me automjetin e tij dhe ka përfunduar në det.

Por aksidenti ngre shumë pikëpyetje dhe dyshime. Autoritetet janë duke hetuar. Lapsi.al sjell më poshtë foto nga ngjarja. Shtetasi shqiptar (Ilia Kareli) Kudret Kume, më 25 mars 2014, i ndodhur në gjendje amoku, goditi për vdekje me thikë gardianin e burgut të Malandrinos, Jorgos Cironis.

Dy ditë më vonë, ai u dërgua në burgun e Nigritas, prej nga doli i vdekur, pas torturave çnjerëzore nga gardianët e burgut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama