Rama i kthen pergjigje Halim Kosoves

Rama i kthen pergjigje Halim Kosoves

Kryeministri, Edi Rama më në fund i ka dhënë një përgjigje ftesës së kandidatit të koalicionit të djathtë për bashkinë Tiranë për të pirë një kafe. Ndërsa, Rama u pyet nga një banore e Kamzës se kur do ta bënte realitet premtimin për të pirë një kafe me atë, kryeministri foli edhe për ftesën e Halim Kosovës.

Bashkëbisedimi

Banorja: Më keni premtuar një kafe në Kukës, jemi takuar në Kukës, tani në Kamëz, hera e tretë mund të jetë në Kryeministri, tani nuk e di...

Rama: Për kafen ta kam premtuar, jam gati. Më ka kërkuar edhe Halimi të pimë një kafe ndërkohë. Halimi pret deri më 22 Qershor do ta pimë atë kafe se do fillojë punë në maternitet prapë se është gjeja e duhur që do të ndodhë, ndërsa me ju do ta pimë kafen para 21 Qershorit bashkë me Safetin dhe Pjerinin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama