Rama i kerkon Rumanise te njohe Kosoven

Rama i kerkon Rumanise te njohe Kosoven

“Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rumani, ku pati një takim me homologun e tij Victor Ponta. Gjatë konferencës së përbashkët për shtypin, kryeministri Rama i bëri thirrje Rumanisë që ta njohë Kosovën, për t’u bërë në këtë mënyre, pjesë e procesit të ndjekur nga vendet demokratike.

"E fundit, kërkesa ime e përsëritur, jo për nga rëndësia, urimi im që Rumania më në fund ta njohë Kosovën, dhe t’i japë mundësi Kosovës të shkojë më tutje në procesin e njohjeve, duke u përfshirë në procesin e atyre vendeve demokratike që e kanë njohur Kosovën. Ne besojmë që sot, njohja e Kosovës nga Rumania nuk është më një çështje bilaterale, por çështje e sigurisë së hapësirës së përbashkët evropiane dhe e fuqizimit të saj, që të mos lejojmë që të tjera forca të përfitojnë”, tha Rama.

Rama tha se Rumania është një vend mik me të cilin na lidh historia, kultura dhe qindra studentë dhe familjarë që gjenden atje.

“Dhe po ashtu na lidh një bashkëpunim jashtëzakonisht i ngushtë mes dy qeverive tona. Në 18 mars të një viti më parë, ministri erdhi në Tiranë dhe folëm për rrugët e bashkëpunimit mes nesh. Sot kam kënaqësinë të them se ajo ç’ka kemi folur, ka filluar të kthehet në hapa dhe rezultate konkrete”.

Kryeministri bëri me dije nënshkrimin e një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj rumune, për mbrojtjen sociale që i garanton të gjithë ata që punojnë në Rumani, lidhur me kontributet e tyre, dhe po ashtu, reciprokisht, edhe qytetarët rumunë që punojnë në Shqipëri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama