Rama-Basha-Meta do te vazhdojne negociatat

Rama-Basha-Meta: do të vazhdojnë negociatat

Treshja Rama-Basha-Meta ka rënë dakord për të negociuar për arritjen e nje konsensusi nisur nga varianti hibrid i propozuar nga ndërkombëtarët. Për këtë qëllim, secila palë ka caktuar nga një përfaqësues: Engjëll Agaçe (PS), Oerd BYlykbashi (PD) dhe Ylli Manjani (LSI).

Kryeministri Rama gjatë një fjalë para disa anëtarëve të rinj socialistë ka deklaruar se Partia Socialiste është e bashkuar për të votuar ndryshimet kushtetuese. Ai ka pohuar, gjithashtu, se është plot shpeesë së të enjten do të jenë 94 vota pro refpomës për drejtësi.

Ndërkohë ai është shrpehaur se është i gatshëm të pranojë "çdo propozim dhe zgjidhje që ofron PD me kusht që zgjidhja në fjalë të konsiderohet zgjidhje dhe jo zgjedhë nga ndërkombëtarët."

Zoti Rama ka kritikuar drejtuesit e PD-së dhe LSI-së duke vënë në dyshim nëse ata përfaqësojnë vullnetin e popullit. Ai e ka cilësuar reformën në drejtësi si "revolucion" dhe reformën më të rëndësishme të këtyre 25 viteve të fundit që dot ë vendosë ëpr të ardhmen e Shqiëprisë.

Zoti Basha ka përsëritur qëndrimin e PD-së se drafti hibrid duhet të sillet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama