Radas Partizani me ofroi me shume para por e refuzova

Radas: Partizani më ofroi më shumë para, por e refuzova

Çështja e hetimit të UEFA-s duket se e ka lënë disi pas dore merkaton në kampin bardhekuq. Megjithatë, disa prej lojtarëve shprehin besnikëri ndaj ekipit, pavarësisht situatës që është e nderë.radas Emri i Marko Radasit është përmendur pak ditë më parë si një prej lojtarëve që dëshironte Partizani.

Është vetë mbrojtësi që konfirmon faktin se të kuqtë i kanë bërë ofertë, të cilën kroati e ka refuzuar. Radas "Është e vërtetë që më parë, në fund të sezonit jam kontaktuar nga drejtuesit e Partizanit, të cilët kanë shprehur dëshirën për të më pasur pjesë të ekipit të tyre. Një gjë e tillë është reale dhe madje më është ofruar një kontratë që parashikonte rritje të pagës, por gjithçka është mbyllur aty, pasi kanë marrë refuzimin tim të menjëhershëm në lidhje me këtë ofertë.

Duke gjetur rastin, doja t'i falënderoja për këtë insistim që kanë treguar karshi meje, por do vijoj të qëndroj besnik i Skënderbeut, pasi është një ekip që më ka dhënë shumë. E kam vendosur kështu, pasi kjo ishte ajo që më tha zemra në momentin e parë. Nuk ka të bëjë aspak ana financiare dhe ju këtë e dini më mirë se çdokush.

Kam pesë vite që luaj me Skënderbeun dhe jam bërë korçar tani. Nuk mund të largohem dot nga ky qytet dhe nga ky ekip që më ka dhënë shumë gjatë këtyre pesë viteve jo vetëm titujt, por gjithçka. Do të ishte e paimagjinueshme që të largohesha nga Skënderbeu për një ekip tjetër në Shqipëri. Nuk e kam menduar këtë dhe as në ëndërr s'e kam parë të luaj për Partizanin apo për ndonjë ekip tjetër. Kontrata ime ishte 1- vjeçare dhe tani do të flas për rinovimin, jam i bindur se shumë shpejt do të bie dakord me presidentin Takaj për të vijuar bashkëpunimin", përfundon prononcimin Marko Radas duke zbardhur gjithçka që është folur për të gjatë këtyre ditëve.

Përgatiti: Llazi Saro


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama