Qeveria ikje-ardhjet ne 3 vjet

Qeveria, ikje-ardhjet ne 3 vjet
Rezistentet

Vetem pese nga 14 ministra te kabinetit " Berisha" vazhdojne te jene ne qeveri prej tre vitesh me te njejtin dikaster te pandryshuar qe nga viti 2005. Keshtu rezistentet qe kane perballuar edhe "stuhite" e ndryshimit gjenden te pozicionuar ne te njejtin dikaster ashtu si edhe tre vite me pare. Ridvan Bode si minister i Financave, Genc Ruli si minister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Koco Barka, si minister i Punes, Ceshtjeve Sociale, Jemin Gjana si minister i Bujqesise dhe Ushqimit dhe Lufter Xhuveli si minister i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave jane emrat te cilet vazhdojne punen e tyre neper dikastere, duke qene edhe te "mbijetuarit" ne keto tre vite te nje qeverie qe ka pesuar kater here ndryshime. Por mesa duket lista e rezistenteve do te vije duke u shkurtuar, kjo per faktin se Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka marre vendimin per ta zevendesuar ministrin e saj te Punes dhe Ceshtjeve Sociale me nje tjeter emer i cili pritet te behet publik ne ditet ne vazhdim.

Te ikurit

Ndryshimet ne kabinetin Berisha kane lene jashte qeverisjes edhe disa figura te cilat gjate rruges nuk arrin t\'i rezistonin "stuhise". Keshtu jane tete ish-ministra te cilet tashme kane dale nga qeverisja duke ju kthyer detyres se tyre si deputete te mazhorances ose kane ngelur jashte vendimmarrjes, duke qene se nuk e kane pasur mandatin e deputetit. Keshtu jashte qeverise ndonese ne 2005-en ishin pjese e saj, jane deputetet e Partise Demokratike, Besnik Mustafaj, Arenca Trashani, Aldo Bumci, Ilir Rusmali, Bujar Leskaj, Nard Ndoka. Po keshtu deputet i thjeshte republikan tashme eshte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe jashte Parlamentit dhe jetes politike ka mbetur edhe ish-ministri i Shendetesise ne vitin 2005, Maksim Cikuli.

Emrat e ministrave ne 3 vjet:

Ministria e Jashtme: Besnik Mustafaj, Lulezim Basha

Ministria e Shendetesise: Maksim Cikuli, Nard Ndoka, Anila Godo

Ministria e Brendshme: Sokol Olldashi, Bujar Nishani

Ministria e Mbrojtjes: Fatmir Mediu, Gazmend Oketa

Ministri e Integrimit: Arenca Trashani, Majlinda Bregu

Ministria e Financave: Ritvan Bode

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes: Genc Ruli

Ministria e Drejtesise: Aldo Bumci, Ilir Rusmali, Enkelejd Alibeaj

Ministeria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit : Lulezim Basha, Sokol Olldashi

Ministria e Arsimit dhe Shkences: Genc Pollo, Fatos Beja

Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta: Kosta Barka

Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit: Jemin Gjana

Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve: Bujar Leskaj, Ylli Pango

Minister i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave: Lufter Xhuveli

Zv/kryeministrat: Ilir Rusmali, Gazmend Oketa, Genc Pollo

Te dorehequrit, per arsye te ndryshme

Gjate tre viteve ne kabinetin Berisha ka pasur vetem kater doreheqje. Keshtu doreheqja e pare ka qene nga ish-ministri i Brendshem, Sokol Olladashi, i cili kandidoj perball kryebashkiakut, Edi Rama ne garen per Tiranes. Futja ne kete gare e detyroi ish-ministrin te linte edhe drejtimin e ministrise se Brendshme ne te cilen drejtonte per me shume se nje vit. Nje doreheqje tjeter ka qene edhe ajo e ish-ministrit te Drejtesise, Ilir Rusmali i cili si pasoje e nje bisede te pergjuar mes vellait te tij dhe nje te njohuri te tij dha doreheqjen e parevokueshme nga posti qe mbante. Me pas erdhi edhe doreheqja e ish-ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj i cili nuk pranoi te bente shume komente ne lidhje me kete veprim dhe them theksoi se ai ndihej i lodhur nga puna ne kete dikaster. Doreheqja e fundit ka qene ajo e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili u detyrua te bente kete veprim pas tragjedise se Gerdecit te ndodhur ne 15 mars te ketij viti.


11 Shtatori I vitit 2005 ishte edhe data kur kryeministri Sali Berisha paraqiti perpara parlamentareve kabinetin e tij qeveritar te reduktuar ne 14 ministri, si dhe programin katervjecar te kesaj qeverie.

Drejtesia dhe Shendetesia, dikasteret me te prekur

Ministria e Drejtesise dhe ajo e Shendetesise kane qene te vetmet nga pjesa tjeter e ministrive te cilat ne 3 vite kane nderruar edhe 3 drejtues te tyre. Keshtu ministri i vitit 2005, Maksim Cikuli u zevendesua ne vitin 2007 nga kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka i cili po pak muaj me pare u perjashtua nga kabineti qeverises nga ana e kryeministrit Berisha. Po keshtu ministri i Drejtesise i vitit 2005, Aldo Bumci u zevendesua nga kryeministri Berisha gjate levizjeve te 3-ta te kabinetit. Bumci u zevendesua me ish-zevendeskryeministrin, Ilir Rusmali, i cili dha doreheqjen pas disa muajsh drejtimi ne kete dikaster. Rusmali u zevendesua me Enklejt Alibeajn, i cili vazhdon te jete drejtues i kesaj ministrie.

Pollo, aleati qe arriti me lart

Ish-ministri i Arsimit, Genc Polli njekohesisht edhe kreu i Partise Demokrate te Re u vendos nga kryeministri Berisha pak muaj me pare edhe ne detyren e zevendes kryeministrit, detyre kjo e cila asnje here me pare ne nuk ishte mbajtur nga nje aleat ne qeverisje i Partise Demokratike. Por pas kesaj levizje te kryeministrit Berisha nisen edhe zerat per nje shkrirje te mundshme te Partise Demokrate te Re te drejtuar nga Genc Pollo me vete Partine Demokratike. Nga ana e PDR-se nuk eshte mohuar shkrirja, qe pritet te ndodhe ne te ardhmen e afert.


Gazeta: Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama