Publikohen te tjera detaje rreqethese nga historia e pilotit gjerman

Publikohen te tjera detaje rreqethese nga historia e pilotit gjerman

Janë publikuar të tjera detaje rrëqethëse nga historia e pilotit gjerman, Andreas Lubitz, që e përplasi avionin qëllimisht në Alpet Franceze. Ndërkohë që piloti i parë i kërkon të bëjnë kontrollin për uljen, ai dëgjohet duke u përgjigjur: “Do ta shohim” dhe “shpresojmë”. Kjo përgjigje e frikshme vjen pak momente përpaara se ai të inkurajonte pilotin Patrick Sondenheimer që të shkonte në tualet, ndërkohë që mori kontrollin e avionit.

Më vonë, Sondenheimer kërkoi që t’ia hapte portën, por ai nuk u përgjigj. “Hape këtë dreq dere,” dëgjohet duke bërtitur piloti i parë, ndërsa tenton në mënyrë të dëshpëruara të hyjë brenda. Detajet e regjistrimit audio, të nxjerrë nga kutia e zezë, janë publikuar nga Bild, që ka sjellë edhe disa foto të pilotit kur ishte i vogël. Në çastet e fundit, Lubitz nuk foli asnjë fjalë, ndërsa avioni po shkonte me shpejtësi drejt përplasjes.

Në apartamentin e pilotit, hetuesit kanë gjetur edhe shënime, që tregojnë se ai ua kishte fshehur punonjësve të kompanisë gjendjen e tij të vërtetë. Të paktën një certifikatë mjekësore u gjet në apartament. 27- vjeçarja kishte pak që ishte ndarë nga e dashura dhe thuhej se kishte frikë se përkeqësimi i shikimit do bënte që të humbiste licencën e pilotit. Lubitz përplasi avionin e Germanwings me 150 persona në bord.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama