Pse pajisjet e zgjuara teknologjike nuk na bejne me inteligjente?

Pse pajisjet 'e zgjuara' teknologjike nuk na bejne me inteligjente?

Jetojmë në një kohë ku thuajse të gjithë janë pajisur me pajisje “inteligjente” teknologjike, të cilat na lidhin me çdo aspekt të shoqërisë – me ushqimin, veshjet, punën, artin, letërsinë, shkencën, argëtimin, besimin, miqtë, të afërmit, udhëtimet dhe çdo gjë tjetër. Informacione të pafundme, përvoja të personalizuara, marrëdhënie që më parë ishin të pamundura dhe modele të panumërta për kreativitet  janë në majë të gishtave tanë. Megjithatë, disa herë pajisjet “inteligjente” nuk na bëjnë më të zgjuar seç jemi, pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira.

1. Ju keni akses ndaj një sasie të pafundme të dijes...

Mirëpo këtë e përdorni për të vendosur baste nëpër bare!

2. Ju jeni në kontakt me thuajse këdo, çka ju ndihmon të ruani lidhjet me njerëzit nëpër botë

Mirëpo këto lidhje nuk janë aq të forta sa duhet!

3. Liria artistike ndodhet në telefonat tuaj, për shkak të disa pajisjeve të avancuara teknologjike...

Që për ju do të thotë të ngarkoni foto pa vlerë, që mund t’i quani “art”.

4. Libra, gazeta, revista – telefoni juaj ka thuajse gjithçka që do të dëshironit të lexonit...

Mirëpo ka edhe Candy Crush. Kur do ta transformojnë atë në një roman?

5. Ju mund të çatoni me këdo në planet në kohë reale...

Por ju e përdorni kryesisht për të çatuar me ata që ndodhen disa hapa larg jush!

6. Ju keni një sekretar personal në xhep dhe mund të kaloni më tepër kohë në botën reale...

Mirëpo, ju luftoni me botën reale dhe ajo fiton.

7. Ju keni një sërë mundësish për të bërë lidhje romantike...

Por jo, nuk e shfrytëzoni këtë!

8. Pajisjet e zgjuara mund të ruajnë gjurmët e datave të rëndësishme, si ditëlindjet, përvjetorët dhe takimet...

Dhe kjo është një arsye e vogël pse ju i përdorni ato.

9. Telefoni juaj ka një aparat të një teknologjie të lartë, aplikacione me filtra artistike dhe mënyra argëtimi...

Të cilat ju i përdorni kryesisht për t’i bërë foto vetes dhe që nuk shkaktojnë ndonjë argëtim!

10. Duke shkruar e-mail’e dhe mesazhe, mund të bëheni mjeshtër në botën e shkrimeve...

Mirëpo ju nuk keni më nevojë për të shkruar, për shkak të emocioneve të gatshme!

11. Muzika, videot dhe fototgrafitë – të gjitha këto janë të aksesueshme me anë të pajisjes suaj...

Mirëpo ndodh që të shikoni më tepër video pa përmbajtje!
 

Në fakt, askush nuk thotë të bëheni një studiues 24 orë në 7 ditë të javës. Por, si do ishte sikur t’i eksploronim mundësitë që na ofrohen pak më tepër?


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama