Pasi punoi për disa vite si inxhinier, u emërua kryeinxhinier për pjesën e Italisë verilindore, që atëherë zotërohej nga Austria. Ai drejtoi punimet për ndërtimin e rrugëve, urëve, kanaleve private malore etj Midis veprave kryesore: hekurudha Vjenë-Grac-Trieste; hekurudha e Semeringut. Kjo e fundit mbetet si një nga veprat më të hershme e më të shquara të hekurudhave në Evropë. Në Semering u hap edhe një tunel malor me gjatësi 1430 m , por që Karl Gegës i kushtoi jetën. Ziliqarët thurën fjalë se tuneli i projektuar prej tij do të dështonte, ndaj ai vrau veten para se ai të përfundonte. Pas vdekjes së tij, punimet vazhduan dhe tuneli përfundoi me sukses. Në stacionin e Semeringut, në shenjë respekti për veprën e Karl Gegës, është ngritur një vepër skulpturore.
Sa njerëz vdiqën në Luftën II Botërore?
Lufta e Dytë Botëroreqë u zhvillua gjatë viteve 1939-1945 pati humbje të mëdha njerëzore civile dhe ushtarake, që në total kapën shifrën 49 milionë. Bashkimi Sovjetik pati 20 000 000, nga të cilët 7 milionë ishin civilë. Franca humbi 610 000 njerëz, 360 mijë ishin civilë. Gjermania: 7 100 000 ( 3,8 milionë ishin civilë). Kina rreth 13 milionë ( 10 milionë ishin civilë); Belgjika 88 000; Kanadaja 41 000; SHBA-ja 400 000; Italia 410 000 ( 80 mijë ishin civilë); Japonia 2 080 000 ( 380 mijë ishin civilë) ; Britania e Madhe dhe Komonuelthi 512 000; Greqia rreth 600 000; Hungaria mbi400 mijë; Holanda rreth 210 000; Polonia rreth 6 000 000 ( rreth 5 milionë ishin civilë) Jugosllavia rreth 1 600 000; Rumania 665 000. Dëme të mëdha njerëzore dhe materiale pati edhe Shqipëria: rreth 70 000 vetë humbën jetën nga Lufta e DytëBotërore. Megjithatë, populli ynë nuk iu nënshtrua pushtuesve nazi-fashistë, por luftoi për çlirimin e vendit.
Çfarë gjendet në Varrezat e Pazhokut?
Pazhoku është varrezë tumulare ilire prej 25 tumash në jugperëndim të Elbasanit, në fushën e Pazhokut në bregun e djathtë të Devollit. Gërmimet janë bërë më 1960 e 1973. U zbuluan 7 tuma të ngritura prej dheu, zakonisht mbi një varr qendror. Tumae parë, më e madhja e varrezës, e lartë 5 m e me diametër 32 m shquhet për arkitekturën e saj. Ajo është ndërtuar mbi një varr qendror me gropa nën taban, që rrethohej nga një unazë gurësh. Varri përmbante dy skelete dhe një kokë kau të flijuar. Një unazë më e madhe kufizonte varret dytësore të tumës. Varret e tjera janë me gropa, herë të rrethuara dhe të mbuluara me gurë, e herë me arka druri . Riti i varrimit është kryesisht me kufomë të vendosur gërmuq. Tumat janë të një periudhe që shkon nga fillimi i kohës së bronzit deri në fillim të kohës së hekurit. Janë ripërdorur në mesjetën e hershme e atë të zhvilluar. Në kohën e hershme të hekurit, kultura e varrezës zë një vend të ndërmjetëm midis grupit të Matit dhe atij të Devollit. Sendet e importuara të kohës së bronzit dëshmojnë për marrëdhëniet e truallit tonë me botën e Egjeut.
Marre nga : Gazeta Shekulli











