Pse disa njerez nuk mund ta lene duhanin?

Pse disa njerez nuk mund ta lene duhanin?

Lehtësia me të cilën dikush e lë duhanin mund të përcaktohet nga sasia e aktivitetit të qendrës së shpërblimit në tru. Ka njerëz të cilët nuk mund të heqin dorë nga zakoni.  Tani kërkuesit mendojnë se e kanë zbuluar arsyen pse disa njerëz thjesht nuk mund të heqin dorë nga duhani: gjithçka ka të bëjë me aktivitetin e trurit.  Shkencëtarët amerikanë në Universitetin e Pensilvanisë gjetën se mund të parashikohet sesa efektive do të ishte një strategji lënieje tek një individ, duke studiuar aktivitetin e trurit të tij.

Kërkuesit vëzhguan trurin e duhanpirësve të deprimuar nga nikotina, duke përdorur skanerin MRI (imazhe të rezonancës magnetike). Ata gjetën se njerëzit që përgjigjeshin më dobët ndaj shpërblimeve, ishin ata që kishin më pak gjasa se të tjerët ta linin duhanin, edhe nëse iu ofroheshin para për ta bërë këtë. Po ashtu, duhanpirësit që nuk mund t’i rezistonin tundimit për të tymosur, kishin aktivizim më të pakët në qendrat e kënaqësisë në tru, kur iu ofroheshin para për të lënë duhanin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama