Pse Google po nderton nje ushtri robotesh?

Pse Google po nderton nje ushtri robotesh?

Po të shohim në të shkuarën, emergjenca e Google si një fuqi robotike është e dukshme dhe e pashmangshme. Në fillim u përdorën robotët dhe makinat e vetë-drejtuara në trafikun e Zonës Bay. Pastaj, kërkimi solli dy robotët humanoidë HUBO nga universiteti i Koresë së Jugut, KAIST. Mirëpo në dhjetor Google bëri zbulimin se kishte marrë tetë kompani robotësh, ku përfshiheshin “Boston Dynamics”, BigDog, WildCat dhe që atëherë u bë e qartë se Google planifikon të ndërtojë robotë.

Përgjigjet ndaj kërkesave të Google kanë qenë pozitive.

“Padyshim që është pjesë e biznesit tonë që t’i tregojmë çdo njeriu sesa të mrekullueshëm mendojmë se janë robotët, për çdo mundësi,” thotë Matt Mason, drejtor i Institutit të Robotikës në Universitetin Carnegie Mellon. “Mirëpo ky është një lloj angazhimi që i tejkalon retorikat.”

Brian Gerkey, CEO i Fondacionit Open Source të Robotikës i vlerëson blerjet në qindra miliona dollarë, një investim që duhet të tërheqë kapitalin për dizenjime të reja robotësh.

“Tani, në vitin 2014, gjërat po ndryshojnë,” thotë Dennis Hong, që drejton Laboratorin e Robotikës dhe Mekanizmave në UCLA. “Fakti që Google ka blerë këto kompani robotësh tregon se, më në fund, ka ardhur koha që biznesi i robotikës të fillojë.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama