Pse Facebook nuk e ka opsionin nuk e pelqej?

Pse Facebook nuk e ka opsionin 'nuk e pelqej'?

Të gjithë përdoruesit e Facebook-ut kudo që ndodhen e kanë përdorur më shumë se një herë opsionin “pëlqej” në një postim të një shoku apo në një link të shfaqur në faqen e tyre. Ajo që shumë të tjerë do të donin është një opsion “nuk e pëlqej”, në mënyrë që njerëzit të shprehin më thjeshtë një mospëlqim ndaj një fotoje, apo mosmiratim të një eventi/deklarate. Por mungesa e këtij opsioni e ka një arsye. Vetë themeluesi i butonit ‘pëlqej’, Bret Taylor, tregon se edhe pse mijëra përdorues kanë kërkuar që të vendoset opsioni “nuk e pëlqej”, kjo do të kishte pasoja të rënda.

 “Arsyeja se përse krijuam butonin “pëlqej” është se, së pari, ka shumë raste kur njerëzit duan të aprovojnë mendimin e dikujt tjetër, por që nuk mund ta shprehin me fjalë. Dhe shumica e komenteve janë me fjalë të tilla si “bukur” ose “uau”, kështu që butoni “pëlqej” i lejon njerëzit të shprehin këtë mendim me vetëm një klikim”, tha Taylor. Ndërsa butoni “nuk e pëlqej”, sipas tij, nuk do të funksionojë në të njëjtën mënyrë dhe mund të shkaktojë vetëm urrejtje ndaj përdoruesve.

“Nëse doni të shprehni mospëlqim ndaj diçkaje, ju mund të shkruani një koment ku të shprehni mendimin tuaj se përse nuk e pëlqeni atë. Në këtë rast mund të shkojë shumë shprehja që dëgjojmë shpesh nga prindërit: Nëse nuk ke diçka të mirë për të thënë, më mirë mos fol fare”, ka thënë ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama