Pronat kompensimi kthehet ne ferr

Pronat, kompensimi kthehet ne 'ferr'
Shkrirja e agjencive rajonale neper rrethe e ka kthyer procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave nje torture per shume njerez qe kerkojne te drejten e tyre. Problemi qendron te kapaciteti i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, qe nuk i perballon te gjitha flukset, te cilat vershojne nga rajonet e ndryshme te vendit. Individe te shumte ankohen se nuk marrin ne kohe pergjigjen dhe nese ndodh, u duhet te plotesojne nga e para dosjen me 14 pika. Sakaq, ish-pronaret e konsiderojne procesin teper te vonuar dhe burokratik. Ata shprehen se verifikimi i 8 mije dosjeve brenda afatit kohor deri ne fund te vitit 2011 eshte e pamundur, duke rrezikuar lenien jashte nga procesi i kompensimit te pronareve te ligjshme. Gazeta “Shqip” ka tentuar disa here te kontaktoje me kreret e AKKP-se per te mesuar rreth detajeve te procesit dhe per te marre pergjigjen qe u mungon shume pronareve, por nuk ka pasur asnje reagim nga drejtuesit.

Zvarritja

Procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave po ecen me ritme teper te ngadalta, duke pare raportin e perfituesve ne pese vitet e fundit me numrin aktual total te ish-pronareve. Qe prej krijimit te agjencise dhe fillimit te shperndarjes se fondit, kane perfituar rreth 1 mije ish-pronare, kurse fondi i shperndare nuk i kalon 25 milione dollare, ne nje kohe kur e gjitha fatura per kompensimin e kesaj kategorie arrin te pakten 4 miliarde dollare per Tiranen. Sa u takon problematikave me zvarritjen e zbardhjes se dosjeve, njerez te ndryshem ankohen per ngaterresa te shumta, vonesa te paqena per kthimin e pergjigjes dhe humbje kohe e parash per vajtja-ardhjet ne Tirane, duke qene se deget neper rrethe jane shkrire. E gjithe puna voluminoze ka mbetur ne dore te specialisteve te pamjaftueshem ne Tirane.

Pas Kushtetutes

Ende pa iu thare boja e vendimit te Gjykates Kushtetuese, qeveria merr serish persiper te hartoje projektligjin qe i jep te drejte AKKP-se te rishikoje vendimet e meparshme. Projektligji, i prezantuar pak dite me pare nga ish-ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i cili ka punuar me projektin, parashikon se kerkesa per rishikim mund te paraqitet vetem kunder vendimeve te ish-zyrave rajonale te AKKP-se ne qark. Vendimet e ish-zyrave rajonale te AKKP-se ne qark te ish-komisioneve vendore per kthimin dhe kompensimin e pronave, si edhe te ish-komisioneve te rretheve ose bashkive per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve, per te cilat eshte shprehur gjykata me vendim gjyqesor perfundimtar dhe te formes se prere nuk i nenshtrohen rishikimit sipas ketij ligji, por mund t’i nenshtrohen rishikimit sipas dispozitave te Kodit te Procedures Civile. Sipas projektligjit, drejtori i pergjithshem i AKKP-se ka te drejte te lere ne fuqi vendimin per dhenien e prones, shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen ne themel te çeshtjes. Neni 3 i projektligjit parashikon nje ndryshim ne menyren e vleresimit te prones. Projektligji ka saktesuar kategorine e pronave qe i nenshtrohen procesit te vleresimit, duke shtuar se procesit te vleresimit te prones i nenshtrohen domosdoshmerish prona nen formen e truallit, truallit industrial apo te çdo siperfaqe tjeter toke. Projektligji parashikon ne nenin 4 edhe ndryshimin e nenit 28 te ligjit aktual.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama