Projekti i Dumes per pastrimin e Durresit nga plehrat

Projekti i Dumes per pastrimin e Durresit nga plehrat

Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, vizitoi sot vendin e depozitimit të plehrave në zonën e Porto Romanos, e cila është kthyer në një burim ndotje alarmante për qytetin.

 

Duma tha se pastrimi i qytetit është emergjencë dhe premtoi se sa po të vijë në pushtet do të ndërtojë një impiant modern për përpunimin dhe riciklimin e plehrave.

 

Sipas Dumës, ky projekt do të mbrojë Durrësin nga ndotja e madhe dhe do të krijojë gjithashtu shumë vende pune.

 

“Kjo zonë është emergjencë për t’u pastruar dhe për të kthyer riciklimin e plehrave edhe në një  aktivitet ekonomik, siç e ka gjithë bota. Në fakt plehrat kanë nevojë për një tjetër trajtim. Kanë  nevojë për trajtim që në burim ku i hedh secili nga ne. Do t’i ndajmë plehrat në 3 kategori dhe do fillojmë të ndërtojmë një fabrikë për riciklimin e plehrave shumë herë më moderne, e cila është edhe për të shpëtuar ambientin, por edhe për të hapur vende pune”, tha Duma.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama