Progres-raporti /Gjosha Bashkerendim te punes me institucionet e linjes

gjosha2 copyTIRANË 24 Nëntor /ATSH/ -Ministria e Integrimit Europian organizoi sot në Tiranë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim konsultimin e progres-raportit të fundit të KE-së për vendin tonë, problematikat dhe prioritetet e evidentuara në këtë dokument.

Duke folur në këtë takim, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha kërkoi bashkëpunimin me shoqërinë civile si një mënyrë e mirë për të përcjellë në publik rëndësinë e çdo kriteri që kërkohet të përmbushet si kusht për integrimin në BE.

Ndërsa iu referua arritjeve të përmendura në progres-raport, Gjosha tha se Shqipëria tashmë e ka bërë një punë paraprake edhe sa i përket hapjes së negociatave për antarësim. "Shpresoj që 2016 të shënojë një pikë kulminante sa i përket hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE", u shpreh ajo.gjosha1 copy

Lidhur me ecurinë e procesit të përmbushjes së rekomandimeve të evidentuara nga KE, Gjosha bëri të ditur po punohet nga të gjitha institucionet e linjës, të cilave u janë adresuar qartë detyrimet.

Ministrja informoi se është bërë i mundur koordinimi i punës me ministritë e linjës për të parë mirë rekomandimet dhe adresuar ato përkatësisht.

Ndërsa theksoi se nuk kemi më kohë për të humbur, ajo bëri më dije se brenda pak ditësh, nga bashkërendimi i punës i të gjitha institucioneve të linjës do të hartohet një gjosha copydokument që do t'i dorëzohet Grupit të Negociatave, i ngritur tashmë pranë Kryeministrit......vijon...../b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama