Programi i zgjuar qe e kupton kur ndiheni te zemeruar

Programi i zgjuar qe e kupton kur ndiheni te zemeruar

Kërkuesit kanë publikuar një program që analizon gjendjen e humorit dhe që në mënyrë të vazhdueshme monitoron fjalët e një personi, duke kërkuar për shenja zemërimi ose stresi. Ata shpresojnë se teknologjia mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit që kanë probleme me zemërimin dhe Çrregullimin Bipolar, duke paralajmëruar përdoruesin, anëtarët e familjes dhe stafin mjekësor, nëse dallon ndryshime madhore. 

 

Si funksionon programi?

 

Programi mund të vendoset në sfondin e një smartphone-i të zakonshëm dhe monitoron në mënyrë automatike zërin e përdoruesit gjatë telefonatave që ai bën, po ashtu edhe gjatë bisedave javore. Një program kompjuterik analizon shumë nga karakteristikat të tingujve (por edhe heshtjet) në çdo bisedë. 

 

Ekipi në Universitetin e Miçiganit thotë se rezultatet e marra nga një grup i vogël pacientësh kanë treguar potencialin e programit për të monitoruar humorin, duke ruajtur privatësinë. 

 

Kërkuesit shpresojnë se programi do t’u japë njerëzve me Çrregulim Bipolar dhe ekipeve të tyre të trajtimit një paralajmërim të hershëm mbi ndryshimet e humorit, prej nga e merr emrin edhe çrregullimi. Po ashtu, teknologjia mund të ndihmojë edhe pacientët me çrregullime të tjera. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama