Produkti misterioz i Google dhe Mattel

Produkti misterioz i Google dhe Mattel

Prodhuesi i lodrave Mattel dhe kompania teknologjike Google pritet të debutojnë me një produkt të ri në një event të përbashkët, më 13 shkurt, në Nju-Jork. Teksa po shpërndahen ftesat, ende nuk dihet se për çfarë produkti bëhet fjalë. Madje deri më sot nuk dihej as se ata po bashkëpunonin për diçka të tillë.

Ndoshta Google po mendon të hyjë dhe në tregun e lojrave, duke sjellë një produkt inovator që ndërthur teknologjinë me argëtimin. Eventi i tyre do të zhvillohet një ditë para fillimit të eventit Toy Fair 2015 në Manhatan dhe Mattel do të jetë prezente edhe aty. Informacionet mbi këtë event janë të pakta, por pritet që në ditët në vijim, të mësojmë diçka më shumë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama