Problemet kryesore ne Shqiperi Korrupsioni dhe mosndeshkimi i zyrtareve te larte Pikat kryesore te raportit te Freedom House 2016

Problemet kryesore në Shqipëri: Korrupsioni dhe mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë  Pikat kryesore të raportit të Freedom House 2016

Shqipëria konsiderohet regjim hibrid, mes autokracisë e demokracisë, që do të thotë se vendi ka institucione të brishta demokratike. Korrupsioni, mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë dhe mungesa e pavarësisë së medias janë ndër problemet kryesore të vendit. Këto janë përfundimet e raportit vjetor të Freedom House për demokracinë.

Raporti merr në shqyrtim procesin zgjedhor, shoqërinë civile, pavarësinë e medias, drejtësinë, korrupsionin, qeverisjen demokratike të përgjithshme dhe lokale.

Gjendja e demokracisë në vend është vlerësuar në total me 4,14 pikë, në një sistem vlerësimi nga 1 në 7--ku 1 tregon nivelin më të lartë të demokracisë dhe 7 nivelin më të ulët.

Vlerësimi për Shqipërinë ishte i njëjtë si në vitin 2015, por më i ulët se ai i vitit 2014 dhe 2013.

Treguesi që ka pësuar përkeqësim krahasuar me vitin 2015 është liria e medias, ndërsa ai që është përmirësuar është procesi elektoral.

Treguesi që vlerësohet më dobët nga të gjithë, është korrupsioni me 5.25 pikë, ndërsa më mirë i vlerësuar është shoqëria civile.

Pikat kryesore të raportit për Shqipërinë janë:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama