Prishja e Kishes ne Dhermi Dule kerkese per interpelance me Kryeministrin Rama

kerkese_interpelace_dule_rama TIRANË, 18 Shtator/ATSH-Gjergji Mima/ - Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule depozitoi sot në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë një kërkesë për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me bazën Kushtetuese dhe ligjore të aktit të shembjes së kishës Orthodhokse të Shën Thanasit në Dhërmi, Bashkia Himarë, me 26 gusht 2015.

Kisha e Shën Athanasit në Dhërmi, objekt debati mes krerëve të Kishës Orthodokse dhe Qeverisë Shqiptare, është shembur mëngjesin e 26 gushtit nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor.

Kisha e Shën Thanasit u shemb për t'i hapur rrugën rindërtimit të saj, siç ka qenë para shembjes prej regjimit komunist. Ndërtesa e shembur, që shërbente si kishë për banorët e zonës, ishte ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër në vitin 1994 dhe nuk kishte marrë asnjë dokument legalizimi për këtë.

Qeveria thotë se shembja do t'i rihapë rrugën projektit për rindërtimin e kishës siç ka qenë fillimisht dhe që konsiderohet një objekt i trashëgimisë kulturore.

Më herët, PBDNJ e ka vlerësuar si akt vandal shembjen e kishës, ndërkohë që reagime pati edhe nga Greqia, reagim që solli kundërreagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare, që e cilësoi deklaratën e palës greke si ndërhyrje në punët e brendshme.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama