“Do ta quaja një takim normal, mos thuaj kurrë- kurrë, sepse çdo gjë ndodh në politikë. Vijnë momente, kohërat kanë treguar se armiqtë më të mëdhenj janë takuar për të parë nga e ardhmja.”- tha Prifti.
Prifti theksoi më tej se nga takimi, Meta ka fituar më shumë.
“Po ta mendosh, Rama me këtë që ka bërë ka humbur njëlloj besueshmërie, sespe 21 janari ndodhi menjëherë pas daljes së videos. Pastaj doli me shumë parrulla kundër. Është një lloj tradhtie ndaj 21 janarit, sepse Meta i quajti kokëpalarë ata. Mendoj se ka humbur vota.”- tha ai. Prifti shtoi më tej se Meta ka dhënë sinjale se po shkon majtas. Ai tha se nga informacionet që ka, Berisha dhe Meta e kanë pezulluar komunikimin, siç tha ai, komunikojnë vetëm nëpërmjet sekserëve.
“Ka një ftohje, ka një krisje.”- tha Prifti.
Lidhur me raportin e tij me Ilir Metën, Prifti u shpreh se nuk janë takuar, por kanë komunikuar.
“Kemi vendosur të shohim përpara. Unë them se është paqe, por megjithatë mbetet për tu parë. Nga ana ime është paqe”- tha ai.











