Prezantuesi gati te paguaje per shqiptarin me tumor ne koke

Prezantuesi gati te paguaje per shqiptarin me tumor ne koke

Lajmi për arrestimin e emigrantit shqiptar në spital sepse nuk kishte leje qëndrimi, ka prekur zemrën e një prezantuesi televiziv në Britaninë e Madhe.

27-vjeçari Lorenc Hoxha duhet të kryente një operacion për shkak se është diagnostifikuar me tumor në kokë, por operacioni u anulua dhe u thirr policia.

Autoriteti spitalor në  Newcastle thanë se trajtimi nuk ishte urgjent.

Shqiptari u mor nga gjendja intensive dhe u dërgua në qelitë e policisë duke lënë pa kryer disa hapa diagnostifikuese të nevojshme.

Por, sipas drejtuesve të spitalit operacioni mund të presë dhe Hoxha mund ta kryejë këtë trajtim në vendin e tij.

Si King, prezantues televiziv, i cili ka miq shqiptare, ka ofruar para për të paguar trajtimin e shqiptarit.

“Frika ime është se Lorenci mund të vdesë, pavarësisht se është emigrant i paligjshëm apo jo. Kjo nuk është një shoqëri e civilizuar që lë një qenie njerëzore të vdesë sepse kështu vendosin administratorët e sistemit”, thotë prezantuesi.

Punonjësit në spital thonë se ata thirrën policinë pasi asnjë prej miqve të shqiptarit nuk erdhi në pavijon për ta marrë. Një veprim i tillë, raporton BBC ka ardhur pasi ata kishin frikë se 27-vjeçari do të vdiste.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama