Ekspozite nga Orion Shima ne GKA

Ekspozite nga Orion Shima ne GKA
Në Galerinë Kombëtare të Arteve, nga data 7 mars deri më 8 prill, piktori Orion Shima hap një ekspozitë personale të titulluar "Kundërpeisazh". Shima sjell në këtë ekspozitë personale një numër punimesh kryesisht në teknikën e akrilikut në kanavacë dhe letër, të cilat shfaqin krijimtarinë dhe zhvillimet e veprës së tij gjatë viteve të fundit.  Francesco Poli, i cili është dhe kuratori i ekspozitës, e karakterizon veprën e tij si të tillë: "Piktura më e fundit e Orion Shimës është shprehje e lirë, e ndjeshme dhe e thellë e një interpretimi melankolik dhe nostalgjik të natyrës".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama