Presidenca e Turqise Avioni rus nuk e la hapesiren turke pas disa paralajmerimeve

Presidenca e Turqise: Avioni rus nuk e la hapesiren turke pas disa paralajmerimeve

Presidenti i Turqisëö Recep Tayip ErdoÄŸan menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka marrë informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë Hulusi Akar, në lidhje me ngjarjen në fjalë. Avioni luftarak rus i tipit Su 24 është rrëzuar nga avionët e ushtrisë turke në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e hapsirës ajrore të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).


Nga burimet të Presidencës së Turqisë mësohet se avioni rusi i tipit Su 24 ka shkelur hapësirën ajore turke dhe pas disa paralajmërimeve ai nuk e ka lënë këtë hapësirë. Në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e hapësirës së vendit avionët e ushtrisë turke kanë rrëzuar këtë avion.


Ndër të tjera theksohet se në videon e filmuar nga operatorët e AA vërehen momentet e rrëzimit të avionit i cili është rrëzuar në rajonin Bayırbucak të Sirisë, vend ky i cili ndodhet përballë rajonit Yayladağı në Hatay të Turqisë


Gjithashtu në video paraqiten edhe pilotët të cilët janë hedhur me parashutë.


Në rajonin ku ka rënë avioni është vërejtur edhe një tym i madh i ngirtur menjëherë pas rënies së tij.


Presidenti i Turqisëö Recep Tayip ErdoÄŸan menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka marrë informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë Hulusi Akar, në lidhje me ngjarjen në fjalë.


Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Ahmet DautoÄŸlu ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë që në lidhje me këtë çëshjte të bëjë ndërhyrjet e duhura në NATO dhe OKB.


Kryeministri DavutoÄŸlu gjithashtu ka marrë informacione nga Gjenerali Akar dhe ministri i Punëve të Jashtme të vendit.


Në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se avioni nacionaliteti i të cilit nuk ishte i ditur ka shkelur hapësirën territoriale të Turqisë.


Pasi është paralajmëruar në 5 minuta 10 herë avioni në fjalë nuk e ka lënë hapësirën e Turqisë. “Në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Turqisë dy avionë të ushtrisë së Turqisë të tipit F-16 kanë ndërhyrë duke e rrezuar atë” thuhet në vazhdim të komunikatës së Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama