Hapet muzeu i futbollit ne Tirane

Hapet muzeu i futbollit në Tirane
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) inauguroi para pak kohësh në ambientet e saj një muze të futbollit shqiptar. Është hera e parë në historinë e vendit tonë që futbolli apo sporti në përgjithësi kanë një muze të tyrin. Midis dokumenteve më të çmuara të muzeut renditet telegrafi i vitit 1932, në të cilin Shqipëria ftohet zyrtarisht për t’u anëtarësuar në FIFA dhe UEFA.

Më tej në muze janë ekspozuar riprodhime të uniformave të ekipit kombëtar në të gjitha epokat apo fanellat origjinale të disa prej futbollistëve më të mirë ndër vite të përfaqësueses tonë si Sulejman Demollari apo Sokol Kushta. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ndodhet në Rr. “Elbasani”, pranë Ambasadës Amerikane. Për tu interesuar për muzeun mund të telefoni

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama