Filmi i animuar shqiptar ne AQSHF

Filmi i animuar  shqiptar ne AQSHF
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQFSH) muajin prill ia ka kushtuar filmit të animuar shqiptar. E gjithë historia e filmit të animuar shqiptar do të prezantohet në një muaj në ekranin e kinemasë së këtij institucioni.

Çdo të mërkurë, ora 12:00, në sallën e tij të kinemasë, do të projektohen vepra të një regjisori të caktuar. vjen krijimtaria e regjisorit Më 13 prill Artan Maku. Kjo ditë sjell premierën e filmit të tij më të fundit “Liria e madhe”, si edhe shfaqjen e tre filmave të tjerë përfaqësues të krijimtarisë së tij artistike. “Dhelpra dhe iriqi” prodhuar më 1981, “Portreti” nga viti 1985 dhe “Kënga e fundit”, prodhim i vitit 1990. i është dedikuar regjisorit Data 20 prill Gjin Varfi.

Këtë ditë do të shfaqen tre filma të animuar të përzgjedhur nga krijimtaria e tij 25 - vjeçare, si dhe premiera e veprës së tij më të fundit, “Mëkatari”, prodhim i vitit 2010. e ka radhën krijimtaria e Më 27 prill regjisorit dhe animatorit Artur Dauti me një karrierë të gjatë 30 - vjeçare në këtë fushë. Në program janë vepra të përzgjedhura si edhe premiera e filmit të tij më të fundit “Torollaku”, prodhim i vitit 2010.

Në maj AQSHF do të organizojë “Muajin e Filmit Ballkanik”, gjatë të cilit do të prezantohen krijimet më të bukura regjisorëve që kanë lënë ë ndër vite t gjurmë në krijimtarinë e tyre kinematografike.

“Muaji i Animacionit”, siç është quajtur ky aktivitet, u hap më 6 prill, me vepra të regjisorit Bujar Kapexhiu. Janë katër filma vizatimor, që përfaqësojnë punën e tij shumëvjeçare në artin e animacionit

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama