Prapaskena/ Skenderbeu premio 50 milione leke Tiranes

Prapaskena/ Skënderbeu, premio 50 milionë lekë Tiranës

Pasi kanë arritur fi toren kundër Laçit, e gjithë vëmendja e bardhekuqve ishte përqendruar në kryeqytet, ku do të luhej derbi mes Tiranës dhe Partizanit që kishte lidhje direkt me Skënderbeun për shkak të objektivit titull.

13103315_1694694454120003_1508831252597294650_nBarazimi i kundërshtarit i hapi dritën jeshile Skënderbeut për të thelluar akoma edhe më shumë diferencën në renditje, duke e çuar këtë të fundit në +4 nga Partizani.

Normalisht ky ishte një lajm i mirë që vinte nga kryeqyteti pas fitores tenistike kundër Laçit. Të mërkurën, menjëherë pas takimit të mbyllur në Korçë, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i shoqëruar nga miqtë e tij zgjodhi ta shihte ndeshjen nga Korça, te "Life Gallery", atje ku ka gëzuar barazimin dhe frenimin e kundërshtarit.

Pikërisht dje, në orët e vona të mbrëmjes, është konfirmuar edhe fakti se Takaj i kishte premtuar 50 milionë lekë të vjetër premio Tiranës në rast se mundte Partizanin në këtë takim, duke u dhënë edhe një motiv akoma edhe më të madh bardhebluve veç nderit të derbit dhe luftës për një vend në Europë.

Pikërisht një gjë e tillë duket se e motivoi Tiranën, e cila kërkonte më shumë nga ai takim, por rrjedhimisht i bënte një nder të madh Skënderbeut për t'u shkëputur akoma edhe më shumë. Një premio të tillë e bënë me dije burime të sigurta të gazetës se Takaj ia premtoi Tiranës në rast suksesi ndaj Partizanit dhe duke "larë" kështu atë premio të të kuqve ndaj Tërbunit që mori suksesin në Korçë dhe i kaloi thuajse në "kolaps" bardhekuqtë.

Gjithsesi nuk dihet nëse është premtuar ndonjë shumë parash edhe në rast barazimi... Vetë Takaj dje kishte dy arsye për të bërë tifo për bardheblutë. Fillimisht, për shkak se është tifoz i këtij ekipi që kur luante te Tirana në rininë e tij dhe, së dyti, një rezultat pozitiv i bardhebluve lidhej ngushtë me afrimin drejt titullit të Skënderbeut. Titulli Titulli i gjashtë për Skënderbeun është vetëm një fitore larg.

Pas barazimit të Partizanit dhe diferencës që tashmë ka shkuar në 4 pikë, kur kemi hyrë në tri javët e fundit të kampionatit Skënderbeu po afrohet gjithmonë e më shumë me titullin e gjashtë radhazi duke thyer rekordin e vetes. Në kampin bardhekuq kanë filluar të bëjnë llogaritë me letër dhe laps në dorë.

Korçarët do të shpalleshin kampionë duke mundur Partizanin në Korçë edhe nëse do të humbnin të dy takimet e radhës kundër Teutës dhe Flamurtarit.

Por duket se të lësh që kampionati të vendoset në një ndeshje direkte nuk është në preferencat e Skënderbeut. Kështu që po llogariten me kujdes edhe dy "skenarë të tjerë" të mundshëm për të arritur te titulli.

Një nga llogaritë është tre barazime në tre takimet e mbetura, por me kusht që në ndeshjen direkte barazimi të mos ishte më shumë se 1-1, sërish titulli do të mbërrinte në Korçë.

Ndërsa llogaria e fundit është një humbje në Durrës, një barazim në ndeshjen direkte me Partizanin dhe një fitore me çdo kusht në Vlorë. Në këto tri raste bardhekuqtë shpallen kampionë për të gjashtën herë radhazi duke mbajtur sërish trofeun në juglindje.

LLAZI SARO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama