Prapaskena/ Berluskoni kerkon tu beje merkaton kinezeve

Prapaskena/ Berluskoni kërkon tu bëjë merkaton kinezëve

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, synon që të mos largohet plotësisht nga klubi. Njeriu, i cili ka "qeverisur" për 30 vite kuqezinjtë, është në tratativa me një grup prej katër miliarderësh kinezë për të shitur maxhorancën e "Djallit".

berlusconi-gallianiMirëpo, flitet se përpara se të firmosë akordin, bosi i Milanit u ka parashtruar disa kushte aziatikëve. Një prej tyre lidhet me merkaton.

Presidenti u ka kërkuar kinezëve që të jenë ai dhe Adriano Galiani "regjisorët" e lëvizjeve në merkato dhe jo pronarët e rinj. Ndërsa kushti tjetër tashmë është i njohur nga të gjithë: stadiumi i ri të quhet "Silvio Berluskoni".

Italianët dhe Sarri - Sakaq, Berluskoni, gjatë një interviste për kanalin "Rai Uno", ka shpjeguar se ka në mendje edhe planin B: "Në rast se nuk do të konkretizohet marrëveshja për shitjen e klubit, merkaton do ta bëj unë.

Dua t'i jap jetë projektit për të ndërtuar një Milan me futbollistë italianë. E kam menduar prej kohësh diçka të tillë dhe ky projekt mund të vihet në zbatim sezonin e ardhshëm".

Në fund, ish-kryeministri italian ka zbuluar edhe pengun e tij për stolin: "Dua ta uroj Sarrin për punën e shkëlqyer që ka bërë me Napolin. Mauricio ishte një prej kandidatëve për t'u ulur në stolin e Milanit, por të gjithë e dinë më pas si rrodhën ngjarjet.

Napoli në sezonin e fundit ka prodhuar një futboll spektakolar dhe trajneri ka një meritë të madhe. Sakaq, dua të përgëzoj edhe Higuainin, i cili është një sulmues i shkëlqyer.

U trishtova pak për të qenë i sinqertë që theu rekordin e Nordhal, i cili ka luajtur me Milanin, por Gonzalo është një sulmues fantastik. Uroj me zemër që sezonin e ardhshëm Napoli të fitojë Ligën e Kampioneve".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama