Prapaskena me Xhejms korcaret refuzojne huazimin

Prapaskena me Xhejms, korçarët refuzojnë huazimin

Lajmet që kanë qarkulluar për një largim të mundshëm të Xhejms Adeniji nga Skënderbeu kanë vënë në lëvizje Vllazninë. Domosdoshmëria për të afruar një sulmues ka bërë drejtuesit të tentojnë transferimin e nigerianit në Shkodër.

xhejmsssssss

Interesi ka qenë real dhe ky lajm konfirmohet nga burime zyrtare pranë klubit kuqeblu. Madje, pak ditë më parë, negociatat kanë nisur edhe nga vetë trajneri Aramndo Cungu, i cili ka folur me lojtarin dhe drejtuesit. Për kreun e pankinës së Vllaznisë, Xhejms është një njohje e vjetër, pasi më herët e ka pasur pjesë të organikës kur drejtonte Laçin.

Megjithatë, Skënderbeu ka bërë rezistencë. Edhe pse nuk llogaritet më nga Andrea Agostineli si titullar për sezonin e ri, klubi ka një plan të qartë për sulmuesin. Ata i kanë thënë shkodranëve që ky "operacion" është i pamundur, pasi Xhejmsi nëse do të largohet nga Korçë, nuk do të luajë për asnjë ekip tjetër në Shqipëri si i huazuar. Ata po mendojnë ta shesin, por vetëm jashtë vendit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama