Filmi shqiptar Pharmakon se shpejti ne kinema

Filmi shqiptar 'Pharmakon' se shpejti ne kinema
Në datën 12 prill, në kinema "Millenium" në Tiranë, do të shfaqet premiera e filmit shqiptar "Pharmakon". Ky film me regji dhe skenar të Joni Shanajt është filmi i metrazhit të plotë me stafin më të ri në këto 22 vjet. Joni Shanaj debuton me këtë film si skenaristi dhe regjisori më i ri në ekranin e madh në këto vite. Producent i filmit është regjisori Mevlan Shanaj. "Pharmakon" flet për rrugëtimin e një të riu drejt rritjes e pjekurisë, dhe kërkimin e së vërtetës, në një periudhë të pështjellë e molepsur, jo vetëm në jetën personale të personazhit kryesor, por edhe të superstrukturës dhe vendit ku ai jeton. Historia e filmit përqendrohet në një marrëdhënie dashurie mes një djali të ri e një vajze të re; në zemër të një sistemi patriarkal dhe cinik të dorëzuar përballë urisë për pushtet, korrupsionit dhe mashtrimeve.

"Pharmakon" gjithashtu prek dhe vendos në fokus një konflikt të hapur brezash, mes një ati dhe një biri. Ndonëse "Pharmakon" është një film tërësisht shqiptar, stafi kreativ i filmit është bashkuar dhe përmbledhur nga pjesë dhe anë të ndryshme të botës. Muzika e filmit është kompozuar nga Anton Lennartsson, një kompozitor i ri dhe i talentuar suedez. Filmi ka dy drejtorë fotografie, të cilët gjithashtu debutojnë në një film të metrazhit të plotë Ji-Hëan Park nga Seul, Koreja e Jugut dhe Ram Shani nga Tel Aviv, Izrael. "Pharmakon", është film artistik me metrazh të plotë dhe projekti i fundit i shtëpisë filmike Zig-Zag Film.

Për më tepër informacion:
+355 42 253 654.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama