Pr/ligji per Veteqeverisja vendore ministri Çuci Kufizim te mandatit per kryebashkiaket

Komisioni i ligjeve Foto Flori Abazi (1)TIRANË, 25 Nëntor/ATSH/.- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi prezantoi të mërkurën në komisionin parlamentar të ligjeve projektligjin "Për vetëqeverisjen vendore", që parashikon një kuadër të ri ligjor për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, pas reformës administrativo-territoriale.

Ministri Çuçi paraqiti objektivat kryesore të draftit, që synon të sjellë risi në marrëdhëniet mes qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore. Projektligji, i organizuar në 96 nene, sanksionon detyrimin që funksionet i njihen qeverisjes vendore vetëm nëpërmjet ligjit, duke mbyllur praktikën e deritanishme të ndryshimit të funksioneve e të kompetencave me akte nënligjore.

Një pikë e rëndësishme e draftit është mandati i kryebashkiakëve, për të cilin ligji i ri sanksionon për herë të parë "kufizimin e mandatit" në vetëm tri mandate radhazi. Projektligji rregullon për herë të parë këtë mekanizëm, i cili në kushtet e një demokracie jofunksionale në Shqipëri garanton konkurencë dhe hapje të garës për kandidatura të reja dhe alternative e përmirësim të qeverisjes demokratike në nivel lokal.

Projektligji forcon rolin e kryetarit të bashkisë si organ ekzekutiv duke i dhënë kompetenca të qarta në drejtim të administrimit dhe organizmit të strukturave të bashkisë, të njësive administrative dhe ndërmarrjeve në varësi, por gjithashtu edhe në drejtim të përfaqësimit juridik në raport me të tretët, veçanërisht në raport me shoqëritë tregtare me kapital të bashkisë, çështje që ka qenë problematike në vitet e kaluara. /a.s//m.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama