Lufta ne Mamurras vdes njeri prej te plagosurve 4 rende ne spital

'Lufta' ne Mamurras, vdes njeri prej te plagosurve, 4 rende ne spital

Njëri prej të plagosurve nga përplasja me armë në Mamurras ka ndërruar jetë. Viktima është Naim Tafa, i cili mbërriti i vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë katër persona të tjerë mbeten në gjendje të rëndë: Dorian Mamli, 31 vjeç, Altin Toku, Besi Xhetani dhe Idris Tafa.

(12:14) Katër persona janë plagosur rëndë pas një përplasjeje me armë zjarri pak para mesditës së të mërkurës në qendër të qytetit të Mamurrasit.

Policia e Laçit bën me dije se persona të armatosur kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit me automatikë dhe pistoleta nga dy makina të ndryshme. Familjet e përfshira në konflikt janë Tafa dhe Mamli.

Të plagosurit, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë kalimtar i rastit, janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Uniformat blu kanë shoqëruar një person si dhe kanë sekuestruar një "Kallashnikov" në vendin e ngjarjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama