Pr/buxheti i Ministrise se Integrimit ne fokus pergatitja e negociatave per anetaresim

TIRANË, 25 Nëntor/ATSH/.- Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, tha të mërkurën se fondet e buxhetit 2016 për dikasterin e drejtuar nga ajo kanë në fokus përgatitjen e negociatave të anëtarësimit dhe menaxhimin e asistencës së BE-së.

Komisioni parlamentar i Integrimit zhvilloi të mërkurën një seancë dëgjimore me ministren Gjosha lidhur me buxhetin e vitit 2016 për Ministrinë e Integrimit. 440 milionë lekë është shifra që qeveria i ka akorduar këtij institucioni për vitin në vazhdim, fonde që do të përdoren në përgatitjen e negociatave për anëtarësim dhe menaxhimin e asistencës së BE-së.

Në përgatitjen e negociatave të anëtarësimit, tha Gjosha, do të vijë në ndihmë një projekt i posaçëm asistence nga BE, "Përgatitje për Integrimin Evropian", qe do të fillojë të zbatohet gjatë vitit të ardhshem dhe do të fokusohet në përgatitjen e Ministrisë së Integrimit dhe institucioneve të tjera qendrore në procesin e negociatave. Për këtë projekt, në buxhet është përfshirë një financim i huaj në vlerën e 15 milionë lekëve.

Ashtu sikurse për procesin e negociatave, edhe menaxhimi i asistencës IPA do të mbështetet gjerësisht nga Bashkimi Evropian. Për këtë qëllim, në projektbuxhetin 2016 të Ministrisë së Integrimit është përfshirë një financim i huaj në vlerën 21.62 milionë lekë./a.s//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama